Bitcoin kap e vlerën e 62 mijë dollarëve, rritet me 40%
E Enjte 29 Shkurt 2024, 22:30
TiranaPost
Bitcoin mbyll javën me 62.8 mijë dollarë për njësi, duke vijuar trendin rritës në bursë. Monedha më e madhe kripto në botë ka vijuar ecurinë rritëse në treg, ku që nga fillimi i fitit, vlera e saj është rritur me 40%.
Çmimi i një njësie Bitcoin në tregun e kriptomonedhave po vijon rritjen duke kapërcyer vlerën e 62 mijë dollarëve.
Rritja e vlerës së Bitcoinit ka ndikuar dhe në rritjen e vëllimit të tregtimit në kriptovalutat.
Etherium, kripto e dytë më e tregtuar pas Bitcoin, e mbylli javën me 6.4 mijë dollarë për njësi, duke u rritur me 15% dhe duke u dyfishuar krahasim me vitin e kaluar.