Stil jete

Biden e quan skandaloz urdhërarrestin për Netanyahun! Ja reagimi i presidentit amerikan

Biden e quan skandaloz urdhërarrestin për Netanyahun! Ja reagimi i

SHBA- Presidenti i SHBA, Joe Biden, e quan “skandaloze” kërkesën e kryeprokurorit të Gjykatës Penale Ndërkombëtare (ICC) për urdhër-arrest kundër kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu dhe ministrit të mbrojtjes Yoav Gallant.

“Kërkesa e prokurorit të ICC-së për urdhër-arrest kundër udhëheqësve izraelitë është skandaloze. Dhe më lejoni të jem i qartë: çfarëdo që mund të nënkuptojë ky prokuror, nuk ka asnjë ekuivalencë – asnjë – midis Izraelit dhe Hamasit. Ne do të qëndrojmë gjithmonë me Izraelin kundër kërcënimeve ndaj sigurisë së tij’, thuhet në reagimin e Biden, thekson Biden.

Gjykata Penale Ndërkombëtare akuzon Benjamin Netanyahu, kryeministrin izraelit dhe Yahya Sinwar, liderin e Hamasit, për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.