Stil jete

Bëje dhe ti testin më të famshëm që u përdor gjatë izolimit në Itali

Bëje dhe ti testin më të famshëm që u përdor

Ky është testi më i përdorur nga italianët gjatë periudhës së pandemisë, sigurisht pas tamponit për Covidin.

Në ditë të tilla si këto, me koronavirusin në ajër, disa argëtime të vogla mund të na ndihmojnë më tej për të lehtësuar një situatë të rëndë dhe për të hequr mendjen tonë për disa çaste nga problemet dhe shqetësimet. Një libër i mirë, muzika e mire, janë argëtime të vogla që të gjithë duhet t’ia lejojmë vetes.

Ja, nise nga ky testi tani.

Shikoje dhe njëherë foton. Çfarë pe të parën?

Bëje dhe ti testin më të famshëm që u përdor

Nëse pe dy profile njerëzish

Nëse ato që së pari tërhoqën vëmendjen tuaj janë dy profilet, ju jeni njerëz të shoqërueshëm dhe të gëzuar. Keni gjithmonë buzëqeshjen me vete dhe gëzimin tuaj doni t`ia falni edhe të tjerëve, me të dyja duart. Njerëz jashtëzakonisht pozitivë, të cilët rrallë e humbin pozitivitetin. Bujarë, dhe jo egoistë, kujdeseni për lumturinë dhe mirëqenien e të dashurve tuaj, miqve apo të afërmve.

Nëse pe profilin e gruas:

Jeni ndjeshëm dhe empatikë. Njerëz të vlefshëm për këdo që ka fatin t`ju ketë pranë. Miqtë dhe të afërmit mund të mbështeten në disponueshmërinë, vëmendjen dhe mirëkuptimin tuaj.

Nëse pe profilin e burrit

E doni vetminë dhe meditimin. Ju vështirë se e lini veten të rrëmbehet nga instinkti dhe kjo ju bën këshilltarë të mençur, të cilëve shumë u drejtohen për këshilla ose inkurajim. Të gjithë admirojnë aftësinë tuaj për të gjetur një zgjidhje për çdo problem. Me qetësinë dhe largpamësinë tuaj.

Dhe së fundmi nëse pe mollën

Ke vetëvlerësim të madh, je i vetëdijshëm për aftësitë dhe vlerat. Gjithmonë ecni me kokën lart dhe e mbroni nderin dhe dinjitetin tuaj. Ju mund të shihni anën pozitive edhe në situatat më të vështira dhe kjo ju ndihmon të jetoni mirë dhe kaloni çdo pengesë.

*Burimi Giorno Dopo Giorno