Stil jete

Artan Fuga kundër Mira Muratit si anëtare e Akademisë se Shkencave? Si ta lexojmë shpërthimin e Profesorit Fuga ndaj emërimeve të reja

Artan Fuga kundër Mira Muratit si anëtare e Akademisë se

Dje Mira Murati, shqiptarja e Chat GPT, u votua si anëtarja më e re (e jashtme) e Akademisë së
Shkencave, bashkë me Lea Ypin, Angelin Preljocaj.

Mira Murati është larguar nga Shqipëria në adoleshencë dhe në intervista të huaja ajo e ka thënë që është nga Shqipëria, por ende nuk ka dhënë ndonjë intervistë në shqip. Ajo është shfaqur në disa penale krah Bill Gates dhe emrave të momentit.
Lea Ypi është pedagoge në LSE dhe një nga emrat e qarqeve akademike në Europë.
Angelin Preljocaj, lindur e rritur në Francë, një nga artistët e skenës, më të famshëm. Këta dy të fundit kanë ardhur disa herë në Tiranë, ndërsa Murati ende s’ka bërë një dalje. Kjo e fundit është shqiptarja e momentit në botë.
Në një status sot në Facebook, profesori i famshëm Artan Fuga, ka reaguar duke thënë se emërimet janë bërë në mungesë të respektimit të ligjit.
Që sigurisht nuk do të ishte hera e parë, që emërimet bëhen edhe të tilla në vendin tonë. Edhe duhet që ligji të respektohet nuk ka dyshim, por a ia vlen ky diskutim para kontributit të disa emrave që nuk kanë nevojë të dërgojnë CV në Shqipëri? Plus boll të klikosh në Google për ta…
Mbase profesori Fuga e ka me emra të tjerë, por në statusin e tij bie në sy që flet në shumës. Dhe nuk përjashton emra.
Emrat e suksesshëm nuk kanë nevojë për Shqipërinë, aq më pak edhe Akademinë që fle prej një jete.
Kjo e fundit është shkelja më e trishtë për një vend që ende vuan përjashtimin e të mirëve, me apo pa ligj sidomos me mentalitet.

Shqipëria ka nevojë per emra të rinj, të kohës, që na afrojnë nga perëndimi dhe e ardhmja. Pak po e sigurt!