Stil jete

Arsyet komplekse pse disa njerëz refuzojnë të mbajnë maska

Arsyet komplekse pse disa njerëz refuzojnë të mbajnë maska

Nga Alexandra Brewis &Amber Wutich/ Mbajtja e një maske në fytyrë është një nga mjetet kryesore për të parandaluar transmetimin e Covid-19 në komunitet. Megjithatë, në SHBA dhe në shumë vende të tjera të botës, ka njerëz që refuzojnë t’i përdorimin ato.

Një studim i ribotuar këtë javë nga një ekip ekspertësh mjekësorë dhe sociologësh, po zbulon ndërlikimet kulturore se pse mbajtja e maskave pranohet nga disa dhe refuzohet nga të tjerët. Antropologia mjekësore e Universitetit Xhorxhtaun, Emily Mendenholl, kishte kryer edhe më parë studime afatgjata mbi reagimet e komunitetit ndaj sëmundjeve në Afrikën e Jugut, Indi dhe Çikago.

Duke nisur nga qershori 2020, ajo u rikthye në vendlindjen e sajnë Ajouan Qendrore, për të kuptuar më mirë se si reagonin banorët ndaj kërcënimit që paraqet koronavirusi. Ish-shokët e saj të shkollës, ishin ndër ata që e ndihmuan atë të rekrutonte njerëzit në studimin që do kryente.

Si një komunitet i vogël i varur nga turistët e verës që vizitojnë Liqenet e Mëdha të Ajouas, dhe në një shtet pa ndonjë urdhër zyrtar për të qëndruar në shtëpi, Arnolds Park mbushej shumë fundjavave. Shumica e banorëve të qytetit dhe turistëve shkonin aty pa maska.

Disa që mbanin maska ??nisën të talleshin nga disa që u thoshin se koronavirusi ishte një trillim, apo se nuk kishte asgjë për t’u shqetësuar, pasi të gjithë ishin prekur gjithsesi prej tij.

Për antropologët si Mendenholl që studiojnë sjelljen e njerëzve në një pandemi, pikëpamje të tilla rreth mbajtjes së maskave nuk interpretohen menjëherë në kuptimin e të qenit i mirë apo i keq, i drejtë apo i gabuar, i shëndetshëm ose jo. Fokusi i një studimit të tillë, është të kuptuarit e mënyrave sipas të cilave njerëzit peshojnë ato që janë shpesh vendime të komplikuara në kontekstin e ndjenjës së tyre mbi vetveten dhe se si ato lidhen me ata që janë përreth tyre.

Së pari njerëzit marrin parasysh shkallën në të cilën ata presin që të tjerët do t’i gjykojë ata negativisht bazuar në atë që bëjnë. Intervistat e shumta të Mendenholl me banorët, zbuluan disa ide kontradiktore që përdornin njerëzit ndërsa merrnin vendimet e tyre mbi mbajtjen ose jo të maskës.

Edhe në një qytet ku mbajtja e maskës ishte e rrallë, një pjesë e banorëve ishin shumë të shqetësuar dhenë përputhje me situatën,ata mbanin maskë në ambiente publike dhe kur mundeshin qëndronin në shtëpi. Shumë prej tyre ishin punonjës të kujdesit shëndetësor, mësues apo të tjerë të punësuar në profesione të ndryshme në sektorët e shërbimit me rreziqe veçanërisht të larta të infeksionit.

Por gati të gjithë në qytet ishin të shqetësuar për kërcënimin financiar që mund të sillte koronavirusit, duke pasur parasysh varësinë e tyre nga vizitorët gjatë stinës së verës. Kjo i distancoi ata nga mbajtja e maskave, dhe as që prisnin që këtë ta bënin klientët.

Madje drejtuesit e bizneseve u bënin presion punonjësve të mos mbanin maskë. Megjithatë, në të njëjtën kohë, shumë njerëz i njohën rreziqet e mundshme. Ata që i rezistuan me vendosmëri idesë së përdorimit të maskës, shprehën një përzierje të ndërlikuar, por të njohur të besimeve politike dhe fetare, që përputheshin me idenë se koronavirusi ishte një mashtrim. Siç u shpreh një çift që tashmë ishte infektuar: “Ne e dimë se ku do shkojmë kur të vdesim. Ne kemi besim te Zoti. Nuk kemi frikë. Unë dua që fëmijët të mos preken prej tij, dua që ata të jenë imunë”.

Kishte gjithashtu frikëra se mbajtja e maskës ishte e dëmshme pasi shkaktoi helmim nga grumbullimi i dioksidit të karbonit. (Që në fakt nuk është e vërtetë). Disa ishin dakord me idenë e promovuar në rrjetet sociale, se imuniteti natyror i fituar nga mos-mbajtja e maskës ishte mbrojtës ndaj një forme më të rëndë të sëmundjes. (As kjo nuk është e vërtetë). Frika nga virusi – dhe mbajtja e maskës – kuptohej si kundër-produktive.

Raporti studimor, i botuar në “Social Science and Medicine”, thekson se pikëpamje të tilla që minimizojnë ose injorojnë rreziqet e infeksionit në një pandemi,mbështeten edhe nga të tjerët. Duke mohuar që koronavirusi ishte i rrezikshëm, apo edhe që ekziston realisht, njerëzit po respektonin dhe shprehnin vlerat e tyre më themelore, politike dhe shpirtërore.

Ata po tentonin të kuptonin një ngjarje të vështirë, të komplikuar, duke zmadhuar idetë që ata tashmë kishin në lidhje me atë se si është dhe si duhet të jetë bota.

Kjo na kujton se politikat -si ajo e përdorimit të maskave ??- nuk do të respektohet në mënyrë të njëtrajtshme, kur njerëzit veprojnë sipas pikëpamjeve të ndryshme mbi atë që është e rëndësishme, dhe pse qyteti i vogël i Ajouas u shndërrua verën e shkuar në një “vatër të nxehtë” të Covid-19. / “Psychology Today”

*Marrë nga Bota.al