Amber Heard është e famshmja më e kërkuar në Google në 2022


Këta janë personazhet e famshëm më të kërkuar në google gjatë 2022-shit.
Faqja e lajmeve të Hollivudit CelebTattler analizoi të dhënave nga tendencat e kërkimit në Google , duke gjurmuar mbi 150 personazhe të famshëm - dhe përfundimisht duke kurorëzuar yllin e "Aquaman" Amber Heard si numrin 1.

Me sa duket për shkak të betejës në gjykatë me ish-in e saj, aktorja 36-vjeçare kryesoi listën si e famshmja më e kërkuar e vitit 2022, me një mesatare prej 5.6 milionë kërkimesh çdo muaj në SHBA. Johnny Depp, mbeti në vendin e dytë, duke fituar 5.5 milionë kërkime në muaj.
Ish-bashkëshortët u pasuan nga Kim Kardashian, Elon Musk, Tom Brady, Pete Davidson dhe madje edhe mbretëresha e ndjerë Elizabeth II, e cila mori vendin e tretë.
Monarkja mbretërore më e gjatë e Britanisë vdiq në shtator në moshën 96-vjeçare, pas shtatë dekadash në fron – dhe kishte 4.3 milionë kërkime në Google në muaj për vitin.

Ylli i futbollit Tom Brady ishte atleti më i kërkuar në google në vitin 2022 dhe i katërti i famshëm më i kërkuar.

Ndoshta për shkak të divorcit të tij të papritur nga ish-gruaja e tij supermodelja Gisele Bundchen, gjithsej kërkimet e Brady arritën në 4.06 milionë në muaj.

Kim Kardashian dhe ish-i dashuri i saj Pete Davidson u renditën në vendin e pestë dhe të gjashtë respektivisht.

Elon Musk, CEO i diskutueshëm i Twitter, u rendit i shtati në listë, duke grumbulluar 3.19 milionë kërkime në Google në muaj.

Will Smith u rendit i teti në listë, me 3.15 milionë kërkime mujore.

Në vendin e nëntë dhe të dhjetë ishin Millie Bobby Brown dhe ylli i "Euphoria" Zendaya . Ato u kërkuan në google përkatësisht 2.78 milionë dhe 2.71 milionë herë.
