Stil jete

Aktorja Uma Thurman: Aborti që pata në adoleshencë më bëri të jem nëna që jam sot

Aktorja Uma Thurman: Aborti që pata në adoleshencë më

Në Teksas po bëhet një debat i madh në lidhje me ligjin që ndalon abortin pasi dëgjohen rrahjet e zemrës së fetusit.

Aktorja hollivudiane Uma Thurman është kundër këtij ligji dhe për ta argumentuar qëndrimin ka rrëfyer për herë të parë historinë e saj. Uma tregon se mbeti se kur u largua nga familja për të xhiruar filmat, 15 vjeçe, e gjendur mes një mjedisi ku kishte vetëm të rritur, mbeti shtatzënë. Nuk ishte një përdhunim, por gjithsesi ishte abuzim. Ajo ishte fëmijë, kurse ai një burrë shumë i moshuar, emrin e të cilit Uma nuk e tregon. Uma rrëfen se foli me familjen, të cilët ia lanë asaj zgjedhjen në dorë. Dhe ajo vendosi me zemër të thyer ta abortonte.

“Aborti që pata në adoleshencë ishte vendimi më i vështirë i jetës sime, ai që më shkaktoi ankth atëherë dhe që më trishton edhe tani, por ishte rruga drejt jetës plot gëzim dhe dashuri që kam përjetuar. Zgjedhja për të mos e mbajtur atë shtatzëni të hershme më lejoi të rritem dhe të bëhem nëna që doja dhe kisha nevojë të isha”, rrëfen aktorja.

Aktorja Uma Thurman: Aborti që pata në adoleshencë më
Uma me 3 fëmijët