Stil jete

Aktorja e ‘Bridgerton’ shtrohet në spital për problemet e shëndetit mendor dhe ndan një video nga atje

Aktorja e ‘Bridgerton’ shtrohet në spital për problemet e

Aktorja e serialit të famshëm të Netflix ‘Bridgerton’, Ruby Barker është fokusuar këto ditë totalisht tek shëndeti i saj mendor.

Aktorja e Bridgerton, 25 vjeç, ndau një video me 231 mijë ndjekësit e saj dje nga spitali ku po merr trajtim. Ruby tregon sesi është ndjerë e sëmurë për një kohë të gjatë pa e kuptuar se çfarë realisht kishte. Derisa mori diagnozën… Problemet nuk ishin fizike, por në shëndetin mendor.

View this post on Instagram

A post shared by Ruby Barker (@rubybarker)

“Jam mirë”, kështu e nis videon dhe më pas sqaron.

“Unë thjesht dua të jem e sinqertë me të gjithë, kam pasur vështirësi. Jam në spital në këtë moment. Do dal së shpejti dhe do filloj të jetoj jetën time. Do bëj një pushim të vogël nga vetja. Dua të inkurajoj të tjerët. Nëse jeni duke luftuar, ju lutemi bëjini një nder vetes. Bëni një pushim, ndaloni së qeni kaq i ashpër me veten. Kur njerëzit më thoshin që të mos isha kaq e ashpër me veten, unë nuk e kuptoja ç`do të thoshte kjo. Isha e mbushur me inat dhe mbaja peshën e botës në shpinë. Tani, jam në një pikë ku kam një diagnozë dhe do të flas me ju për këtë në një moment tjetër. Nuk mund të vazhdoj rrugën që kam nisur, Më duhet ta ndryshoj. Dhe këtë po përpiqem të bëj. Dua të mbijetoj dhe do të mbijetoj”, tha aktorja me shpresën që t`i rikthehet angazhimeve shpejt.