Stil jete

A ka ardhur koha për t`u ndarë nga ai?

A ka ardhur koha për t`u ndarë nga ai?

Le të jetë Shën Valentini në prag dhe çfarë pastaj? Nëse nuk duhet të vazhdosh më, atëherë jepi duart. Si ta kuptosh që ka ardhur momenti?

Ndahu nëse…

Prej kohësh të ka lënë pas dore dhe nuk ia ndjen ta ndreqë situatën.

Mos u ndaj nëse…

Ai po përpiqet. Nëse thotë se do të ndryshojë dhe madje i bashkohet terapisë në çift, nuk ka arsye për t`u ndarë. Mund t`ia dilni dhe ta kaloni bashkë festën.

Ndahu nëse…

Nuk e shikoni të ardhmen bashkë. Ok, keni gjithë të drejtën të mos martoheni për momentin se mbase ende nuk janë pjekur kushtet, ama duhet ta imagjinoni jetën së bashku.

Mos u ndaj nëse…

Doni të jeni bashkë, s`e imagjinoni jetën pa të dhe ai pa ju, ama janë rrethanat që nuk jua lejojnë. Bashkë mund ta zgjidhni gjithçka.

Ndahu nëse…

Po mendon vazhdimisht të bësh seks me dikë tjetër. Dikush të duket shumë më tërheqës se i dashuri yt. Nuk resht së menduari për dikë.

Mos u ndaj nëse…

Thjesht je duke fantazuar për të tjerë partnerë, mbase në ëndërr ose me sy hapur, por që sapo vjen në vete kupton se s`ka si ai.

Ndahu nëse…

Keni filluar ta shikoni jetën totalisht ndryshe dhe keni qëllime që ju çojnë në drejtime të ndryshme.

Mos u ndaj nëse…

Keni 2 ditë që s`po merreni vesh se ku do e kaloni fundjavën, apo për diçka të ngjashme.

Ndahu nëse…

Nuk po kalon shumë kohë me të. Kjo për shkak se edhe kur keni qenë bashkë disa orë më shumë jeni mërzitur sesa e keni shijuar njëri-tjetrin.

Mos u ndaj nëse…

Nuk keni kaluar shumë kohë me njëri-tjetrin se keni pasur shumë punë, ose se njëri nga ju është fiksuar me një serial në Netflix.

Ndahu nëse…

Rrallë po bëni seks. E shmangni sepse nuk ju kënaq më.

Mos u ndaj nëse…

S`keni pasur kohë. Ka qenë një moment i vështirë, ama kur kryeni marrëdhënie seksuale e shijoni të dy.