Stil jete

A ishte Edi Rama një basketbollist i mirë? Në sytë e Mirza Alibegaj, vajzës që luante në të njëjtat vite me të

A ishte Edi Rama një basketbollist i mirë? Në sytë e Mirza

Mirza Alibegaj, basketbollistja ikonë e Tiranës në një intervistë më gazetaren Mira Kazhani, ajo është pyetur nëse Edi Rama ka qenë një Basketbollist i mirë, si një vajzë që ka luajtur në të njëjtat vite me kryeministrin.

Ajo është përgjigjur se për të ai ishte një ndër lojtarët më të mirë të skuadrës.

“Skuadra e vet ka pasur lojtarë shumë të mirë. Ishte një ndër të mirët e skuadrës së vet, por ka pasur lojtarë shumë të mirë. Tek ne nuk mund ta përcaktosh ndonjëherë se ti ke pozicion organizator, qendër, gjithsesi luan rolin e vet në një ekip. Patjetër njëri është lider, por ai lider, i vetëm, nuk mund të bëjë gjë”, u shpreh Mirza.

Pjesë nga intervista

Mira Kazhani: Tani më duhet një njeri i asaj kohe dhe unë kam shumë besim tek drejtpërdrejtësia jote, Edi Rama ishte basketbollist i mirë?

Mirza Alibegaj: Për mua ishte basketbollist i mirë.

Mira Kazhani: Ishte më i miri në skuadrën e vet?

Mirza Alibegaj: Skuadra e vet ka pasur lojtarë shumë të mirë. Ishte një ndër të mirët e skuadrës së vet, por ka pasur lojtarë shumë të mirë. Tek ne nuk mund ta përcaktosh ndonjëherë se ti ke pozicion organizator, qendër, gjithsesi luan rolin e vet në një ekip. Patjetër njëri është lider, por ai lider, i vetëm, nuk mund të bëjë gjë.