Stil jete

A e dini pse zbardhen flokët?

Pse po na zbardhen flokët? Jo, nuk është gjithmonë vetëm çështje moshe...

A e dini pse zbardhen flokët?

Për disa janë një shqetësim i vërtetë, për të tjerët një shenjë e thjeshtë e ndryshimit të moshës: flokët e bardhë janë në fakt veçantia më e natyrshme e qenies njerëzore, sepse me kalimin e viteve nuk ka asnjë fije floku në botë të aftë për të mbajtur ngjyrën e saj të pandryshuar (sigurisht pa përdorur ngjyra).

E konsideruar prej kohësh si një shenjë e sharmit tek meshkujt dhe, përkundrazi, e stigmatizuar tek femrat, sot më në fund edhe homologia femër po heq qafe këtë klishe të urryer, duke i kthyer në modë flokët gri apo nuancat e saj. Madje, divat dhe të famshmet kanë filuar të duken më shumë të shqetësuara për fshehjen në ngjyra perfekte të flokëve. Me pak fjalë, e kemi braktisur idenë e pakëndshme se një grua me flokë të bardha duhet të jetë domosdoshmërisht “gjyshe”.

Megjithatë, flokët e bardhë nuk shfaqen vetëm pas "moshës së caktuar". Shumë njerëz në fakt e paraqesin këtë fenomen në moshë të hershme, shpesh edhe kur janë shumë të rinj. Pse?

Arsyeja e parë është, sigurisht, gjenetika: në fakt, gjenet tona "vendosin" kur vijnë flokët e bardhë, bazuar në faktorë trashëgues, kështu që është më e lehtë për ne të ndjekim gjurmët e mamasë ose babit. Por ka edhe arsye të tjera pse flokët mund të zbardhen.

Për shembull, në trupin tuaj mund të ketë një problem të tiroides, veçanërisht çekuilibër që mund të çojnë në depigmentim të flokëve, veçanërisht nëse flasim për një tiroide të ngadaltë (hipotiroidizëm). Edhe stresi, që ndikon në funksionimin e gjëndrave endokrine, mund të përshpejtojë depigmentimin, si dhe furnizimin me energji: në veçanti, nëse keni mungesë të vitaminës B12 (kobalaminë), e cila është e dobishme në dietën tuaj. Ushqimet që janë të pasura me këtë vitaminë janë: mishi i kuq, djathërat e vjetëruar, vezët, duke u kujdesur të mos e teproni me konsumimin e tyre.

Së fundmi, duhani është përgjegjës për shumë gjëra, duke përfshirë një proces të plakjes së parakohshme, aq sa te duhanpirësit nën 40 vjeç, sipas studimeve 4% e tyre, kanë zbardhje të parakohshme të flokëve.

Tiranapost.al