Stil jete

A duhet që punonjësit të flirtojnë vazhdimisht me punë të reja?

A duhet që punonjësit të flirtojnë vazhdimisht me punë
Thuhet se është e ndalur të kërkosh punë në orar të punës. Mbase nuk është shumë e ndershme as të kërkosh punë pas orarit të punës. Mund të konsiderohet një flirt i vazhdueshëm, njësoj si ai që bën kur e ke një partner, por shikon edhe dikë tjetër.

Pas periudhës së izolimit për shkak të pandemisë, tregu i punës është vazhdimisht në kërkim të puntorëve dhe njerëzit vazhdimisht në kërkim të punëve kështu që nuk është gjë e keqe të kërkosh punë, teksa e ke një punë.

Disa janë duke i konsideruar punët aktuale si stresuese, të tjerë janë duke rivlerësuar jetën dhe karrierën e tyre dhe janë më të hapur për të bërë lëvizje.

Situata është në favor të punonjësve

Për shkak të nevojës së lartë për fuqi punëtore, shefat në mbarë botën janë më se të vetëdijshëm se kush e ka situatën në dorë. Në Gjermani, ekonomia më e madhe e Evropës, punëdhënësit po luftojnë për të rekrutuar talente, por edhe punëtorë të thjeshtë. Përveç pagave relativisht të larta, në Gjermani po ofrohet një bonus zhvendosjeje me katër shifra për ata që lëvizin në Berlin nga e gjithë Evropa.

Sot nëse kandidati nuk merr përgjigje brenda 24 orëve për të kryer intervistën, mund të jetë shumë vonë sipas ekspertëve, pasi njerëzit mund të kenë disa oferta pune për të zgjedhur.

Por sa është në të mirë të punonjësve ky fenomen?

Ndërkohë që punëtorët mund të përfitojnë nga bizneset që kërkojnë fuqi punëtore, ka disa dyshime sesi ky fenomen i ri në tregun e punës mund të dëmtojë lidhjen e punonjësve me punën. Kjo ndodh kur punjonjësit përqendrohen më shumë te shpërblimet dhe pagesa në vend që të përqendrohen në kënaqësinë e punës që bëjnë.

Dhe për më tepër të fillosh nga e para nuk është e lehtë. Ndryshimi i vazhdueshëm i vendeve të punës do të thotë të përshtatesh me një kulturë të re në vendin e punës, gjë që sigurisht kërkon kohë dhe energji.

Pra, momentalisht punëtorët kanë kohën në anën e tyre, ata kanë mundësinë të vlerësojnë me kujdes opsionet e reja, të shfrytëzojnë tregun e nxehtë e punës dhe të maksimizojnë mundësinë e tyre.

Tiranapost.al