Stil jete

A do ta kalonit natën në një hotel me zero yje pa mure?

A do ta kalonit natën në një hotel me zero yje pa mure?

"Nuk mund të flija" dhe "dhoma ime ishte shumë e zhurmshme", mund të jenë ankesat që shumica e hotelierëve i kanë frikë nga mysafirët e tyre. Por për vëllezërit Riklin në Zvicër kjo është i gjithë synimi i instalacionit të tyre të fundit artistik.

Artistët konceptualë zviceranë kanë lançuar një hotel “Anti-idilik’, me zero yje, ku mysafirët kanë një krevat dopio në një platformë pa mure ose tavan, të vendosur në anë të rrugës.

Synimi është që të ftuarit të mendojnë për të gjitha problemet në botë, thanë vëllezërit binjakë dhe t'i frymëzojë ata të veprojnë ndryshe.

“Në këtë version të ri anti-idilik, nuk është gjumi qëllimi”, tha Frank Riklin. "Ajo që është e rëndësishme është reflektimi për situatën aktuale botërore. Qëndrimi këtu është një deklaratë për nevojën për ndryshime urgjente në shoqëri."

Të ftuarit ftohen për të shqyrtuar tema si ndryshimi i klimës, lufta dhe konkurrenca e pafund e njerëzimit për përsosmëri dhe dëmet që i shkakton planetit.

“Me pak fjalë, tani nuk është koha për të fjetur, duhet të reagojmë”, tha Patrik Riklin.

Dhomat, të cilat vijnë me shërbimin e kujdestarit që ofron pije dhe mëngjes, do të jenë të disponueshme nga 1 korriku deri më 18 shtator. Çmimi për një gjumë të papërsosur të natës: 322 euro (325 franga zvicerane).

Tiranapost.al