Stil jete

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Mayim Bialik njihet prej serialit “Big Bang Theory”, por në fakt nuk është vetëm aktore. Ajo është edhe neuroshkencëtare dhe jo vetëm. Duket se puna e saj më e admirueshme është ajo që ka bërë me dy fëmijët e saj. Ka zgjedhur mënyrën e saj të prindërimit që nuk ngjan me asnjë, por që kanë rezultuar pozitive.

Fëmijët e saj i ka mësuar në shtëpi.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Mayim Bialik nuk pajtohet me mjedisin standard të shkollimit, dhe kjo është arsyeja pse ajo ka vendosur t'i marrë gjërat në duart e saj. Ajo pretendon se kjo i lejon djemtë e saj të zhvillohen me ritmin e tyre dhe i ndihmon ata të ndjekin atë për të cilën janë të apasionuar, duke u fokusuar në imagjinatë.

I ka ushqyer me gji deri vonë.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Mayim Bialik i ka ushqyer me gji të dy fëmijët, por nuk ka qenë ajo që e ka vendosur kur t`i shkëpuste. Zgjedhjen ua ka lënë atyre. Ndaj, fëmijët e saj u rritën me më pak zemërim dhe duke u ndjerë më afër nënës së tyre.

I ka stërvitur që sa kanë lindur për të mos u përdorur pelena.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Askujt nuk i pëlqen ndërrimi i pelenave, por prindërit e rinj mendojnë se nuk ka zgjidhje tjetër. Mayim Bialik nuk i ka këto probleme. Ajo ka zgjedhur të mos i përdorë fare. Në vend të kësaj, ajo vendosi t`i çojë në tualet. Mayim është e bindur se bebet sinjalizojnë sa herë që duhet të kryejnë nevojat personale dhe të rriturit e kuptojnë. Ajo thotë se sapo të kuptoni se cilat janë sinjalet, gjithçka që duhet të bëni është ta vendosni fëmijën tuaj mbi WC dhe të bëni një sinjal (për shembull, një tingull) të cilit fëmija me siguri do t'i përgjigjet.

Ajo nuk blen dhurata të shtrenjta për Krishtlindje.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Çdo vit, fëmijët e saj marrin dhurata gjatë sezonit të festave si të gjithë, vetëm se jo nga prindërit. U lejon dhuratat e gjyshërve, por vetë dhe ish-bashkëshorti nuk u blejnë. Në vend të lodrave u blejnë rroba që mund t`u duhen. Ose asgjë. Arsyeja për këtë vendim është se Mayim mendon për fëmijët e tjerë që nuk kanë kaq shumë dhe përpiqet t`u dhurojë atyre diçka, në vend që të bëjë dhurata të shtrenjta për fëmijët e saj.

Ndjek vetëm disiplinën pozitive.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Kjo do të thotë që kur lindin probleme, nuk ka bërtitje, goditje, dënime ose qortime. Në vend të kësaj, ajo përpiqet t'ua shpjegojë fëmijëve gjithçka në një mënyrë të qetë, duke përdorur argumente racionale që ata mund t'i kuptojnë. Rregulli i saj themelor është që ju duhet t'i trajtoni fëmijët tuaj ashtu siç dëshironi t'ju trajtojnë, sepse një marrëdhënie e shëndetshme bazohet në respekt. Prandaj, kjo metodë nuk i bën fëmijët tuaj të kenë frikë nga ju dhe i ndihmon ata të zhvillojnë vetëdisiplinën.

Ajo inkurajon ndarjen e shtratit me fëmijën.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Ndarja e shtratit është një aspekt tjetër i rëndësishëm i prindërimit për to. Ajo i ka mbajtur në shtrat fëmijët derisa kanë dashur. Mayim pretendon se ndarja e shtratit ndihmon në forcimin e marrëdhënies prind-fëmijë, parandalon ankthin e ndarjes dhe e ndihmon fëmijën të flejë më gjatë dhe më mirë.

Fëmijët e saj kanë akses të kufizuar në teknologji.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Edhe pse Mayim Bialik është një yll televiziv, fëmijët e saj nuk e shohin në televizor sepse ka disa rregulla teknologjike në shtëpi. Fëmijët e saj nuk lejohen të shikojnë filma ose televizor, sepse ajo nuk dëshiron që personalitetet dhe vetëvlerësimi i tyre të ndikohen nga media ose të nënshtrohen nga presioni i bashkëmoshatarëve. Në fakt, videoja e parë që pa djali i Mayimit ishte një lindje në shtëpi, për ta përgatitur atë për ardhjen e vëllait në jetë. Ai madje ishte i pranishëm gjatë lindjes së vëllait të tij, duke i prerë kordonin.

Nuk i inkurajon të thonë “të lutem” dhe “faleminderit”.

8 rregullat e pazakonta me të cilat aktorja po rrit djemtë e saj

Ndërsa shumica e fëmijëve mësohen që në moshë shumë të hershme të thonë 'të lutem' dhe 'faleminderit', ajo vendosi t'u mësojë atyre të kundërtën, duke i udhëzuar fëmijët e saj që të mos i përdorin fare ato fjalë. Ia ka bërë të qartë edhe fisit që të mos i presin këto fjalë nga djemtë e saj. Mayimi beson se shprehjet e natyrshme, të vërteta të vlerësimit me gjeste apo fjalë, janë më të rëndësishme sesa përsëritja e atyre fjalëve sa për të thënë. Kështu e humbasin kuptimin e tyre.