Stil jete

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Bashkëjetesa është e vështirë. Edhe ajo me njeriun që do e që deri sa pa jetuar bashkë keni qenë në harmoni të plotë. Ndaj para nisjes së bashkëjetesës, si të martuar ose jo, çiftet duhet të ketë parasysh disa rregulla.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Ata duhet të krijojnë kalendarin e tyre dhe të bien të dy dakord me të. Axhendë dhe kalendar edhe për të përcaktuar kush do e përdorë i pari tualetin në mëngjes.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Duhej të ndajnë punët. 56% e të martuarve, në një studim, pranuan se ndarja e punëve të shtëpisë ishte një nga gjërat më të rëndësishme për një martesë të lumtur. Sipas qejfeve dhe aftësive, secili mund të bëjë atë që i pëlqen më shumë.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Ata duhet të flasin rreth parave. Dhe mbi të gjitha të jenë gjithmonë të sinqertë me shpenzimin e parave, duke mos gënjyer “se ku i çuan”.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Duhet të mësojnë se si të përshtaten me zakonet e këqija të partnerit. Lënia e rrobave rrëmujë, i foluri me zë të lartë dhe një listë e gjatë sjelljesh të bezdisshme për njerëz të caktuar. Një mënyrë është që ai që i bën këto sjellje të përpiqet të heqë dorë pak nga pak. Mënyra tjetër, ai që bezdiset, duhet të fillojë t`i injorojë.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Ata duhet të vlerësojnë praninë e njëri-tjetrit dhe të kenë një ritual. Çiftet që kryejnë ritual të caktuara së bashku marrin më shumë kënaqësi nga lidhja. Si film bashkë, një vizitë në Kishë bashkë.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Gjejnë kohë për të qëndruar edhe vetëm me veten. Nuk është e thënë që ta bëjnë çdo gjë bashkë, gjithmonë. Ai ka nevojë për kohën dhe veten dhe ajo gjithashtu. Do jenë më të përmalluar kur të takohen.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Vendosin rregulla për ftesat që do bëjnë në shtëpi. Ata duhet të bien dakord se kush mund të vijë, kur është koha ideale dhe sa mund të qëndrojnë.

8 sugjerime për t`i zgjatur jetën martesës

Problemet nuk kanë përse të zgjidhen gjithmonë para gjumit. Disa ekspertë marrëdhëniesh kanë sugjeruar që çiftet të mos flenë të mërzitur me njëri-tjetrin. Mendësia ka ndryshuar. Nëse është i nevojshëm një moment pauze, mund të sqaroheni edhe nesër kur t`ju ketë dalë gjumi.

*Artikulli i Bright Side u përshtat në shqip nga Tiranapost.al