Stil jete

8 arsye psikologjike pse dikush na duket më tërheqës se dikush tjetër

8 arsye psikologjike pse dikush na duket më tërheqës se dikush

Si i pëlqejmë disa njerëz më shumë se të tjerët? Pse disa na tërheqin më shumë? Ka disa detaje që luajnë rol dhe i gjen më poshtë.

1. Bebja e syrit

Bebet ndryshojnë madhësinë e tyre në përgjigje ndaj emocioneve, duke u bërë më të mëdhenj kur jemi të lumtur. Disa studime treguan se ne në mënyrë të pandërgjegjshme i konsiderojmë njerëzit me bebe syri të madhe, më tërheqës, sepse kjo tregon interesin e tyre të ndërsjellë për ne. Në të kaluarën, gratë italiane zgjeronin qëllimisht bebëzat e tyre duke përdorur një ekstrakt helmues nga bima e belladonës për t'u dukur më tërheqëse për burrat.

2. Përqindja e belit

Proporcioni i belit me ijet është konsideruar gjithmonë një nga karakteristikat më të rëndësishme në pamjen e një gruaje. Dhe siç tregojnë disa kërkime, sa më i ulët të jetë raporti bel-ije, aq më tërheqëse një grua duket për një mashkull.

3. Simetria e fytyrës

Studiuesit kanë konfirmuar se ne i vlerësojmë fytyrat simetrike si më tërheqëse sesa ato me më pak simetri, sepse receptorët tanë vizualë mund t'i përpunojnë ato shumë më lehtë. Një arsye tjetër për këtë është se ne i lidhim biologjikisht fytyrat simetrike me gjene më të mira.

4. Mesatarja

Siç sugjeron një studim, ne preferojmë një pamje që na duket më mesatare. Dhe kjo mund të ketë shpjegime të ndryshme: ose ne e lidhim atë me avantazhe biologjike siç janë gjenet e mira, ose truri ynë thjesht preferon fytyra më tipike.

5. Dieta

Ekziston një studim i vogël që tregon se preferencat ushqimore mund ta bëjnë një mashkull më tërheqës për një grua. Aroma e burrave që sapo kanë ngrënë fruta dhe perime konsiderohet shumë më e preferueshme sesa e burrave që kanë ngrënë bukë dhe makarona, për shembull.

6. Zëri

Sipas hulumtimeve, gratë e lidhin zërin e ulët të burrave me pjekurinë, duke e konsideruar kështu më tërheqës.

7. Aroma

Aroma e një gruaje mund të ndikojë në fakt se sa tërheqëse duken për burrat. Por kjo është e vërtetë për një erë të veçantë: atë që bazohet në hormonet riprodhuese të grave. Siç tregojnë kërkimet, gratë janë shumë më tërheqëse për burrat gjatë fazës së ovulacionit sepse niveli i hormoneve në këtë kohë është më i lartë në mes të ciklit, duke treguar fertilitetin e tyre.

8. Shija

Kjo pastaj lidhet me shijen e puthjes, në rastet kur nis kontakti fizik.