Stil jete

7 këshilla për të reduktuar rrathët e zinj poshtë syve

7 këshilla për të reduktuar rrathët e zinj poshtë syve

Nëse mendoni se kafeina ështe një armik për lëkurën tuaj, disa këshilla nga dermatologët mund t'ju habisin. 7 prej tyre do t’ju ndihmojnë të keni sy më të shndritshëm.

1.Kujdes me pijet

Konsumimi i pijeve me kafeinë nuk shkakton humbje të lëngjeve dhe dehidratim, megjithatë, ato mund të kenë një efekt të butë diuretik.

Kafeina mund të tkurrë enët e gjakut që rrethojnë zonën e syve duke reduktuar shfaqjen e ënjtjes dhe lodhjes.

2. Reduktoni bllokimin e sinuseve

Kini kujdes nëse keni rrufë gjatë gjithë kohës. Mbyllja kronike e sinuseve mund të shkaktojë që venat nën sy të mbushen me gjak me ngjyrë të errët. Si rezultat, venat mund të jenë të dukshme përmes lëkurës dhe të krijojnë rrathë të errët rreth syve. Ekspertët sugjerojnë që herë pas here të pastroni sinuset.

3. Përdorni retinol dhe niacinamid

Niacinamidi është një antioksidant që ndihmon në reduktimin e skuqjes dhe hiperpigmentimit si dhe qetëson lëkurën e përflakur. Shumë shpesh i shtohet produkteve me retinol për të dyfishuar efektin. Prandaj kushtojini vëmendje produkteve të kujdesit të lëkurës me këto elemente.

4. Përdorni maska me kafeinë

Mund të aplikoni kafe të bluar ose të përdorni maska me kafe të çastit për të reduktuar ënjtjen, lodhjen dhe lëkurën e errët. Thjesht mos e përdorni çdo ditë që të mos e teproni.Kafeina gjithashtu përmban aminoacide, të cilat mund të nxisin prodhimin e kolagjenit të lëkurës suaj. Prandaj një maskë me përbërje kafeine mund ta aplikoni në të gjithë fytyrën tuaj.

5. Shtoni avokado në mëngjesin tuaj

Mos e privoni trupin nga yndyrnat natyrale. Ngrënia e produkteve si avokado, salmoni, djathi dhe produkte të tjera të qumështit mund t'ju ndihmojë të mbani të shëndetshme membranat qelizore të cilat do të mbajnë ujë dhe lëndë ushqyese.

6. Kontrolloni pozicionin e kokës gjatë gjumit

Merrni jastëkun e duhur që nuk do të jetë shumë i ulët për ju. Nëse qëndroni shtrirë gjatë gjithë natës, lëngu mund të grumbullohet nën qepallat tuaja. Mund të shkaktojë ënjtje dhe pamje të lodhur.

7. Shmangni produktet e kujdesit të lëkurës me aromë

Rrathët e errët mund të shfaqen për shkak të acarimit të vazhdueshëm, për shkak të astmës për shembull. Nëse mendoni se është kështu, një ekspert rekomandon përdorimin e një kremi me 1% hidrokortizon dy herë në ditë dhe shmangien e produkteve me aromë të kujdesit të lëkurës.