Stil jete

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm nëse e tepron

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm

‘Gjella me kripë dhe kripa me karar’, fiks siç i thonë shprehjes. Është mirë t`i konsumosh disa ushqime të caktuara, vetëm se duhet bërë kujdes me sasinë që të mos teprohet. Nëse ha më shumë seç duhet, rrezikon të të kthehet në ‘boomerang’ dhe në vend që të të bëjnë mirë, të bëjnë keq.

Bananja

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm

Të hash më shumë se dy banana në ditë mund të të shkaktojë probleme me dhëmbët. Ashtu si çdo frut tjetër, edhe bananet përmbajnë sheqer që mund të krijojë baktere në gojë.

Tërshëra

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm

Nëse e teproni me tërshërën, ka të ngjarë të përjetoni probleme me fryrjen dhe jashtëqitjen. Një studim tregoi se simptomat e kapsllëkut mund të reduktohen ndjeshëm duke ulur marrjen e fibrave dietike. Për më tepër, të hash shumë tërshërë kufizon thithjen e kalciumit, magnezit dhe zinkut. Përveç kësaj, tërshëra e tepërt shkakton shtim në peshë.

Djathi

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm

Porcione të mëdha djathi mund të rritin rrezikun për sëmundjet e zemrës.

Orizi

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm

Edhe pse është i shijshëm, orizi përmban shumë pak vitamina. Nëse ha shumë oriz, privon veten nga vitaminat e tjera. 90 gram oriz i pagatuar është sasia e duhur.

Brokoli

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm

Brokoli përmban tiocianate të cilat çojnë në prodhimin e tepërt të hormoneve të tiroides. Si rezultat, mund të përjetoni rënien e flokëve, fryrje të fytyrës. Brokoli gjithashtu mund të shkaktojë hundë të bllokuar dhe të provokojë alergji të tjera, si skuqje të lëkurës ose kruajtje. Është më mirë të shmangni konsumimin e më shumë se 4 copëza në ditë.

Boronicat

6 ushqime të shëndetshme që të bëjnë dëm

Boronicat mund të ulin glukozën në gjak nën nivelin normal, gjë që është e rrezikshme për diabetikët. Manaferrat gjithashtu hollojnë gjakun, prandaj kini kujdes, veçanërisht nëse merrni ndonjë pilulë, boronicat mund të ndërhyjnë në mjekimin tuaj. Ju gjithashtu mund të keni gulçim ose frymëmarrje të parregullt, pasi boronicat kanë përmbajtje të lartë të vitaminës K. 1 filxhan boronica është një sasi e shëndetshme.