Stil jete

6 truke psikologjike për ta bërë këdo që t'ju mungojë 

6 truke psikologjike për ta bërë këdo që t'ju
Dëshironi që dikush t'i mungojë prezenca juaj? Ju nuk keni nevojë të manipuloni apo të luani lojëra, por kini parasysh disa truke psikologjike të testuara, super të lehta që mund t'ju ndihmojnë.

Aroma juaj

Aroma e një personi është kaq e fuqishme, por shumë e nënvlerësojnë atë. Aroma juaj, parfumi juaj ngjall kujtime. Ka fuqinë për të ringjallur ndjenjat dhe emocionet. Ajo duhet të jetë unike për ju, në mënyrë që një person ta identifikojë atë.

Bëhu pak misterioz

Pavarësisht se sa llafazan jeni, përpiquni të përmbaheni nga ekspozimi tërësisht. Mbani të fshehta disa detaje dhe talente, lëreni personin t'ju zbulojë. Nëse dëshironi që dikush të mendojë për ju, nxirrni kulmin e kuriozitetit të tij, tregoni më pak për ju dhe pyesni më shumë për të. Në këtë mënyrë ata do të duan të dinë më shumë për ju.

Bëhuni aktiv në rrjetet sociale

Krijoni iluzionin se jeni gjithmonë duke u argëtuar, duke shkuar në vende të mahnitshme dhe se po ndërveproni me njerëz interesantë. Bëjini të ditur se çfarë po humbasin.

Të jesh i pavarur

Të qenit i sigurt dhe i pavarur është shumë seksi për njerëzit. Në përgjithësi do të thotë që ju keni një jetë tuajën dhe se jeni larg nga të qenit ngjitës.

Lër diçka pas

Qoftë një byzylyk, një vath, një kapele apo edhe një shishe uji, thjesht lini diçka pas. Pra, kur nuk jeni pranë, kur ata shohin gjërat tuaja dhe më pas ju mungojnë.

Tiranapost.al