Stil jete

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e fëmijës suaj

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e
Të rrisësh një fëmijë nuk është aspak e lehtë. Ata në mënyrë të pashmangshme do të vriten, qeshin e qajnë pasi e gjithë kjo është pjesë e rritjes.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë që ne nuk duhet të bëjmë çmos për t'i mbajtur ata të sigurt nga aksidentet që mund të parandalohen.

Bright Side ndan disa këshilla që mund t'ju ndihmojnë të siguroheni që fëmijët tuaj do të jenë të sigurtë.

1. Bëni një foto të fëmijës suaj përpara se të shkoni në vende shumë të populluara

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e
Një park argëtimi ose një vend tjetër shumë i frekuentuar është një “makth” për shumë prindër pasi fëmijët e tyre mund të humbasin lehtësisht. Dhe edhe pse askush nuk shpreson që kjo të ndodhë, është gjithmonë mirë të jesh i përgatitur duke bërë një fotografi të fëmijës suaj para se të dilni jashtë.

Në këtë mënyrë, në rast se ata humbasin do të keni pamjen e saktë se si dukej dhe çfarë kishte veshur fëmija juaj atë ditë. Shfaqja e kësaj fotografie tek autoritetet do ta bëjë kërkimin shumë më të lehtë dhe më efektiv.

2. Përdorni sasi të vogël arrash nëse fëmija juaj i ha për herë të parë

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e

Alergjitë ndaj arrave janë bërë më të shpeshta vitet e fundit dhe shumë fëmijë vuajnë prej tyre. Prandaj më mirë të përdorni sasi të vogla kur i jepni fëmijës tuaj kikirikë ose ndonjë arrë tjetër për herë të parë.

Vëzhgoni reagimin e fëmijës pasi e ka ngrënë, nëse simptomat e alergjisë nuk shfaqen mund ta rrisni gradualisht sasinë.

3. Komplimentojini fëmijët kur bëjnë diçka për herë të parë që t'i inkurajoni të guxojnë në të ardhmen

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e
Fëmijëve u pëlqen të guxojnë, por mund të jetë e vështirë për ta kur bëjnë gjëra për herë të parë, si për shembull kur fillojnë të mësojnë biçikletën.

Për të rritur besimin e një fëmije thuajini që po ecin shumë mirë. Komplimentet nga një i rritur në moshë të vogël do t’i inkurajojnë ata që të hedhin hapa të guximshëm në të ardhmen.

4. Mbyllni me lidhëse flokësh dollapët dhe sirtarët që janë të arritshëm nga fëmijët

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e
Në vend që të rrini në gjemba e me frikë se fëmija juaj do të përpiqet të hapë një sirtar e mund të vritet me ç’ka brenda, mund ta siguroni atë duke përdorur vetëm një lidhëse flokësh.

Thjesht rrotullojeni dhe mbështilleni rreth dorezës sa më fort të mundeni. Kjo do të parandalojë që fëmija juaj ta hapë.

5. Bëjeni fëmijën të ndihet sikur po e kontrollon situatën

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e

Askujt nuk i pëlqen të ndihet i kontrolluar, veçanërisht fëmijëve që përpiqen të eksplorojnë botën e jashtme. Nëse i thoni fëmijës suaj të qëndrojë aty ku mund ta shihni, ai do të ndihet i kufizuar dhe ndoshta do të bëjë të kundërtën.

Në vend të kësaj, është shumë më efektive t'u thuash: "Qëndroni aty ku mund të më shihni". Në këtë mënyrë nuk do ta marrin si urdhër, por më tepër si zgjedhje. Do t'i bëjë ata të ndihen sikur janë ata që kanë kontroll mbi situatën.

6. Mësojini fëmijës se si të sillet në raste urgjente

6 gjëra që mund të bëni për sigurinë e
Të folurit për sigurinë nga zjarri sigurisht që mund të ulë shanset që fëmija juaj të shkaktojë flakë. Megjithatë, nëse një fëmijë gjendet në mes të zjarrit masat paraprake për parandalimin e zjarrit nuk do të ndihmojë shumë.

Në vend të kësaj mësojini fëmijës këshilla sigurie që mund ta ndihmojnë të dalë nga zjarri. Përpiquni të ndërtoni skenarë të ndryshëm me fëmijën tuaj, që të jeni të sigurt se ai do dijë çfarë të bëjë në rast urgjence.