Stil jete

40 vite pasi i propozoi, Agim Doçi gjeti vajzën që dikur i tha "jo" dhe u martua me të

40 vite pasi i propozoi, Agim Doçi gjeti vajzën që dikur i tha

Historinë e tij të dashurisë e ka treguar në një intervistë televizive disa vite më parë, por sot po me ikjen e tij nga kjo botë, po e rikthejmë edhe njëherë.

Poeti Agim Doçi dhe bashkëshortja e tij mund ta kishin shndërruar historinë e tyre në një skenar filmi.

Jo vetëm një herë, por dy herë e propozoi Agim Doçi vajzën që pëlqente.

Yllka në atë kohë ishte studente.

40 vite pasi i propozoi, Agim Doçi gjeti vajzën që dikur i tha

“Te ajo me pëlqeu finesa, eleganca, mënyra se si ecte pa ia varur askujt. Epo thashë mes të gjithëve mua do më pranonte. Ishte indiferente. I mora dorën dhe ia vura mbi timen, por ajo më tha: Unë s`e ndërtoj lumturinë time mbi dhimbjen e një tjetre. Se kishte dëgjuar që kisha njohje me një vajzë tjetër. Kur erdhi babai më pyeti e më tha: A mbahen dy kunguj nën një sqetull? Unë i thashë: Po unë kam dy sqetulla. Gjithsesi ne vazhduam jetët tona. U martuam dhe Yllka u kthye në Durrës”, tregoi njëherë poeti.

Ndërkohë që jeta e solli që të dy të ritakoheshin 39 vite më vonë ajo 56 vjeç, kurse ai 58 vjeç. Rastësia e deshi që këtë herë ta kërkonte Yllka për punë pune. U takuan, pinë 13 minuta një kafe për të mos u ndarë më.