Stil jete

4 mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të përballeni me ankthin social

4 mënyra të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të

Ankthi social është një çrregullim në të cilin një person ka një frikë të tepruar ose të paarsyeshme nga situatat shoqërore. Në themel të këtij çrregullimi qëndron frika nga të qenurit nën vëzhgim, gjykim ose në siklet në publik.

Më poshtë keni disa këshilla nga ekpertët si të mund ta luftoni ankthin social:

1-Sfidoni mendimet negative dhe përqendrohuni në mendimet që dëshironi të krijoni.

2-Praktikoni çdo teknikë të "frymëmarrjes së thellë. Merrni frymë thellë dhe më pas nxireni dhe këtë teknikë ribëjeni 4 herë nëse jeni në ankth.

3-Përballuni me frikën tuaj dhe bëni një përpjekje për të qenë më social. Çelësi për ta bërë këtë është të përballeni me situatat që ju keni frikë në mënyrë që mund të ndërtoni besimin tuaj dhe aftësitë e përballimit dhe gjithashtu punoni në aftësitë tuaja të komunikimit.

4-Së fundi, mbani mend se mendja dhe trupi janë të lidhura në mënyrë thelbësore, kështu që adoptimi i një stili jetese të shëndetshëm duke përfshirë stërvitjen, meditimin, ndërgjegjësimin dhe vendosjen e synimeve për ditën do të ndihmojë gjithmonë për të mbajtur ankthin larg.

Tiranapost.al.Z.B