Stil jete

4 mënyra të shpejta për t'u çlodhur pas një dite stresuese

4 mënyra të shpejta për t'u çlodhur pas një dite
Po kërkoni një mënyrë për t'u çlodhur? Kujdesi për veten është esencial, prandaj duhet të jeni të gatshëm ta largoni stresin nga jeta e përditshme dhe të mësoni disa mënyra se si të rifreskoheni mendërisht pas një dite të gjatë e të lodhshme. Kohët e fundit e kemi mësuar më së miri që shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik.

Këtu janë 4 mënyra të shpejta për t'u çlodhur mendërisht pas një dite stresuese.

Shkruani mendimet tuaja

Hedhja e mendimeve në letër mund t'ju ndihmojë të shpëtoni nga stresi i akumuluar gjatë ditës. Shkruani çdo gjë që ju vjen në mendje. Dedikojani këtë kohë vetes e mund të nxirrni në pah jo vetëm situatat jo të mira të ditës, por edhe ato pozitive që do t’ju bëjnë të ndiheni më mirë.

Meditoni

Meditimi mund të zgjasë më pak se pesë minuta ose deri në një orë. Kjo veprimtari mund t'i sigurojë trurit tuaj hapësirën që kërkon për të çliruar tensionin dhe për t'u kthyer në model të të menduarit shëndetshëm. Të qenit në gjendje për t'u çlodhur, për të fjetur dhe për të rregulluar emocionet tuaja mund të bëjë një ndryshim të rëndësishëm në aftësinë për të përballuar sfidat e reja.

Kaloni kohë me njerëzit e dashur

Nëse ndiheni të mbingarkuar telefononi të dashurit tuaj ose akoma më mirë shkoni të kaloni kohë me ta. Të qenit në prani të familjarëve dhe miqve mund t'ju bëjë të ndiheni menjëherë më të relaksuar dhe më të sigurt. Nëse jeni gati të flisni për atë që ju shkakton shumë stres, tregojuni atyre.

Ushtrimi

Ushtrimet freskojnë mendjen duke çliruar endorfina, të cilat ju bëjnë të ndiheni mirë dhe reduktojnë stresin. Palestra, joga, apo edhe shëtitjet e rregullta mund t'ju ndihmojnë të ndiheni më mirë pas një dite të gjatë. Në fakt, lëvizja e muskujve mund të ndihmojë në lehtësimin e të gjithë tensionit. Për shkak se vitamina D është nxitës i humorit, edhe të ecni kur moti është i mirë mund të rezultojë shumë e dobishme kur jeni të stresuar.