Stil jete

30 pyetje që duhet t`i bësh fiksimit për të parë a përshtateni

30 pyetje që duhet t`i bësh fiksimit për të parë a

Para se t`i thuash që të pëlqen, bëji 30 pyetje për të parë a ia vlen. A përshtateni ju?

Nëse paratë nuk do të ishin të rëndësishme, çfarë do të bëje?

Cili është ai rregull që do ta thyeje me qejf?

Nëse do të thoshin fol dy orë pa pushim, për çfarë do flisje?

Cili është vendi që do doje ta vizitoje patjetër, para se të vdesësh?

Nëse do të duhej të haje të njëjtin ushqim për çdo ditë të mbetur të jetës tënde, çafrë ushqimi do ishte?

Nëse jeta jote do ishte një shoë tv, cilën këngë do kishte kolonë zanore?

Ke qenë ndonjëherë në terapi psikologjike?

Çfarë është ajo gjë që po e pret me padurim?

Cili është takimi më i keq në çift që ke pasur ndonjëherë?

Cila është historia më e bukur për një mik të ngushtë që vdes ta tregosh?

Kur është apo ka qenë fiksimi yt (i famshëm)?

Cili është ai veprim i dikujt që të bën të ndihesh më keq?

Cili ishte mendimi i parë që pate për mua?

Të pëlqejnë festat e mëdha apo qëndromi në një grup të vogël apo edhe vetëm, në shtëpi?

Cila është ajo gjë e çuditshme që në fakt të duket tërheqëse?

Cila është dhurata më e bukur që ke marrë ndonjëherë dhe nga kush?

Cili është rregulli që udhëheq jetën tendë?

Frika jote më e madhe?

Më cilin anëtar të familjes je më i lidhur?

A do të jesh në një lidhje tani?

Kur ka qenë lidhja e fundit që ke pasur?

Pse përfundoi?

A mendon akoma për të?

Cila është gjuha jote e dashurisë?

Çfarë bën për t`u relaksuar?

Si është për ty e shtuna tipike?

Kur bëhet fjalë për përparësitë si puna, jeta, familja dhe miqtë, si renditet secila në krahasim me të tjerat, për ty?

Si do ta kaloje një ditë pushimi (nëse atyre të punës i ke thënë se je sëmur)?

Më shumë macen apo qenin?

Momenti më i sikletshëm i jetës tënde?