Stil jete

3 arsyet pse çdo fundjavë duhet të jetë e gjatë

3 arsyet pse çdo fundjavë duhet të jetë e gjatë

Planifikimi i pushimeve të shkurtra gjatë gjithë vitit rrit mirëqenien e punonjësve.

Pushimet e shkurtra mund të jenë çelësi i lumturisë në vendin e punës, veçanërisht nëse i merrni ato rregullisht.

Sipas një studimi të vogël të botuar në revistën “Stress and Health”, punonjësit që morën pushime katër deri në pesë ditë përjetuan përmirësime të shëndetit dhe mirëqenies. Dhe e dini se çfarë e bën një pushim të këndshëm katër-ditor? Një fundjavë e gjatë dhe një e premte pushim.

Dhe ndërsa efektet pozitive u zbehën pasi pushimet mbaruan, studiuesit zbuluan se sa më të relaksuar dhe të shkëputur psikologjikisht nga puna të ishin pjesëmarrësit gjatë pushimeve të tyre, aq më mirë ndiheshin kur u rikthyen në punë.

Puna me orë të gjata mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.

Nëse e gjeni veten të lidhur me tavolinën tuaj gjatë fundjavës së gjatë, dijeni se nuk po i bëni asnjë favor trupit tuaj. Një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet zbuloi se ata që punonin 55 orë në javë ose më shumë kishin një rrezik 33 për qind më të madh për goditje në tru dhe një rrezik 13 për qind më të madh për të vuajtur nga sëmundjet e zemrës, sesa ata që punonin një javë standarde 40 orëshe.

Një javë shkollore katër-ditore i bën fëmijët nxënës më të mirë.

Një javë e shkurtuar pune nuk është e dobishme vetëm për punonjësit e zyrës. Fëmijët e shkollave fillore që morën pjesë në një program pilot të shkollës në katër ditë jave patën rezultate dukshëm më të larta në matematikë, sesa ata që shkonin në shkollë pesë ditë në javë, sipas një studimi të kryer nga Universitetet Shtetërore të Gjeorgjisë dhe Montanës dhe të botuar në revistën Education, Finance and Politic.

Fundjava tre-ditore: E mirë për lumturinë, e mirë për të mësuar, e mirë për shëndetin. Largohuni nga kompjuteri, shkoni me pushime!