Stil jete

21 parashikimet se çfarë do të sjellë kjo dekadë

21 parashikimet se çfarë do të sjellë kjo dekadë

Në nisje të vitit bëhen edhe parashikimet për deri në muajin e fundit, kurse në nisje të dekadës, bëhen parashikimet për gjithë 10-vjeçarin.

Çfarë na pret deri në 2030-ën?

1.Politika universale për punën nga shtëpia

Puna në distancë u fuqizua edhe më shumë gjatë pandemisë së Covid-19. Tani nuk është e nevojshme që të shkohet në zyrë. Njerëzit do mund të punojnë nga vende të ndryshme, për kompani të ndryshme dhe punësimi do zgjerohet përtej qendrave urbane.

2.Fundi i zyrave të mëdha (të hapura)

Pandemia gjithashtu shtoi nevojën për krijimin e zyrave të vogla, por specifike, individuale, ose për grupe të vogla, më mirë sesa për grupe të mëdha. Do ketë nevojë për më shumë privatësi, por edhe për më shumë përqendrim.

3.Krijimi i “librave mendorë”

Thuhet se Microsoft është duke krijuar një “lëvizje virtuale” me qëllim krjimin e “librave mendorë”. Në të njerëzit mund të regjistrojnë në fillim të ditës apo edhe në vazhdim se çfarë mendojnë, ndjejnë dhe ç`duhet të bëjnë.

4.Vendosja e sasisë së karbonit në produktet e konsumit

Rëndësia më e lartë në të ushqyer do reflektohet edhe në vendosjen e sasisë së karbonit në çdo paketim produkti dhe kjo do bëhet normë. Do ndikojë gjithashtu në çmimin e produkteve.

5.Pagesat pa para

Edhe në dyqane të vogla do mund të paguash pa para. Mbase vetëm duke treguar fytyrën në një pajisje të caktuar, siç bën kur zhbllokon iPhone-in.

6.Blerjet live

Në Kinë është diçka e zakonshme, por në pjesën tjetër do botës do marrë zhvillim në këtë dekadë. E ke parasysh “Instagram Live”? Diçka e ngjashme do jetë si një dyqan ku mund të njihesh me produktet dhe t`i blesh live nga distanca. Do ketë edhe ulje.

7.Migrimi nga klima

Krizat klimatike do detyrojnë gjithmonë e më shumë njerëzit të zhvendosen nga vendbanimet e tyre. Kjo do shkaktojë probleme në disponimin e burimeve, çëshjet e kufijve dhe në kulturën e përgjithshme të miliona njerëzve.

8.Rikthimi i disa zonave në gjendjen e tyre fillestare

Qytetet dhe periferitë po kërkojnë gjithmonë e më shumë vende për të zhvendosur zhvillimin dhe për të shtuar gjelbërimin, për të kompensuar kështu nivelin e oksigjenit dhe për të ringjallur botën shtazore endemike.

9.Ndërprerja e rrugëve tradicionale të arsimimit

Pandemia ka ndërprerë shkollimin për miliona nxënës, mësimi online do të vazhdojë të lulëzojnë.

10.Mania e Kërpudhave

Rritja në numër e vegjetarianëve dhe rëndësia më e madhe e gatimit në shtëpi (që u nxit nga pandemia), do rrisin përdorimin e kërpudhave.

11.Shija më e re do të jetë super-pikante

Njerëzit gjithmonë e më shumë do preferojnë ushqime shumë, shumë pikante.

12.“Psikotelia masive”

Është aktualisht e destigmatizuar nga drogërat e tjera. “Droga psikotelike” do të ketë një mbingopje në vitet që vijnë.

13.Arratisje në botën e fantazisë

Fantazia mund dhe do të marrë forma të ndryshme, duke përfshirë përvojat e lojërave gjithëpërfshirëse, por edhe trajtime klinike apo edhe shtim të mënyrave komerciale.

14.Realiteti Full-Filter

Imazhe gjithëpërfshirëse, foto që do duken aq reale sa njerëzit do e kenë të vështirë të dallojnë realitetin nga jo realja, duke dëmtuar kështu njohjen e të vërtetës.

15.Dalja nga platformat teknologjike

Njerëzit gjithmonë e më shumë do të dalin nga platformat e zakonshme që përdorin, ku çdo ditë e më shumë po i rrezikohen të dhënat, duke preferuar të paguajnë për kërkimet apo email-in, në vend që kompani të ndryshme të kenë akses në të dhënat e tyre. Platforma të reja VPN, në këtë funksion do të krijohen.

16.Kina do vazhdojë rritjen

Statusi i Kinës si kryeqendra ekonomike, politike dhe kulturore do të vazhdojë rritjen, kurse SHBA rënien.

17.Amazon Nations

Marrëdhënia midis koorporatave dhe vendeve të vogla që kanë nevojë për lehtësimin e borxheve do të çojë në evazionin të taksave dhe çështje komplekse të monopolit ndërkombëtar.

18.Moda e Zoom

Stilistët do fokusohen më shumë në krijimin e modës për pjesën e sipërme të trupit që duket në video call, sesa për pjesën e poshtme.

19.Kthimi tek lifting

Njerëzit janë lodhur duke përdorur procedurat me mbushje dhe këtë 10-vjeçar do të kthehen tek tërheqja e fytyrës. Sektori i kirurgjisë plastike do të vazhdojë të lulëzojë në përgjithësi.

20.Muzikë pa melodi

Repi do të jetë i zhveshur, pra pa melodi. Që tani është bërë trend në videot virale në Tik-Tok.

21.Vdekja e zhanreve të muzikës

Zhanret muzikore vetë do të zhduken ose do të shkrihen dhe do jenë të padallueshëm.

*Artikulli u përshtat në shqip nga Tiranapost.al dhe ndalohet ribotimi i tij