Stil jete

2021, viti i insekteve në tavolinë

2021, viti i insekteve në tavolinë

Në botë, insektet ushqejnë gati dy miliardë njerëz, por në Evropë ushqimet e bazuara në insekte hasin ende në rezistencë.

Megjithëse ligjvënësi evropian ka dhënë autorizim në parim tre vjet më parë, Italia për shembull, deri më tani e ka ndaluar konsumimin e insekteve, në pritje të provave shkencore se nuk ka rreziqe shëndetësore. Kjo garanci tani ka ardhur tashmë nga EFSA, Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore, i cili i ka dhënë dritën jeshile. Tani shtetet individualisht do të duhet të vendosin nëse makaronat do i hanë ‘shqeto’ apo me insekte.

Nga pikëpamja ushqyese, insektet janë të pasura me proteina. Ato janë të pasura me hekur, magnez omega 3, acide yndyrore që janë të dobishme për sistemin kardiovaskular.

Ky do të jetë viti i insekteve në tryezë.

*Artikulli i Huffington Post u përshtat në shqip nga Tiranapost.al