Stil jete

138 vite pa Viktor Hygo, shkrimtarin që nuk i donte ‘Të mjerët’ vetëm në librat e tij, por u la edhe pasurinë

138 vite pa Viktor Hygo, shkrimtarin që nuk i donte ‘Të

Victor Hugo, një nga shkrimtarët më të shquar të letërsisë franceze dhe botërore, njihet kryesisht për kryeveprat e tij si "Les Misérables" (Të mjerët) dhe "Notre-Dame de Paris". Por përveç veprave letrare të jashtëzakonshme, një aspekt tjetër i rëndësishëm i jetës së tij është angazhimi i tij për çështjet sociale dhe humanitare. Një nga gjestet më të madhështore dhe prekëse të Hugo-s është vendimi i tij për t'ia lënë pasurinë e tij të varfërve.

Victor Hugo ishte një mbrojtës i fortë i të drejtave të njeriut dhe një zë i fuqishëm për të varfërit dhe të shtypurit. Gjatë jetës së tij, ai e përdori famën dhe ndikimin për të luftuar për drejtësi sociale dhe për të mbrojtur të drejtat e atyre që ishin në nevojë.

Ky angazhim i tij kulmoi me vendimin që të lërë pasurinë e tij për të varfërit, një akt që pasqyronte bindjet e tij të thella humanitare.

50 mijë euro (ekuivalente) kaq thuhet se ishte pasuria e tij në atë kohë. Por përveç këtyre edhe shitjet në vazhdimësi të librave të tij apo përdorimi i veprave në teatër, të gjitha këto para të gjeneruara, shkuan sërish për “të mjerët”, siç i quante ai e të cilët nuk i deshi vetëm në librat e tij.