Stil jete

12 pyetjet që duhen bërë përpara 'A do të martohesh me mua'?

12 pyetjet që duhen bërë përpara 'A do të

Mungesa e përputhshmërisë dhe komunikimit janë 2 nga arsyet më të zakonshme pse njerëzit divorcohen. Kur martohen e bëjnë përjetë, por shpeshherë harrojnë që disa çështje as nuk i kanë marrë në konsideratë. Janë disa gjëra që nuk i diskutojnë kurrë para martese, por që janë thelbësore.

Cilat janë?

Si do t'i kombinojmë financat?

Idealja është të punojnë të dy. Të kenë një buxhet të përbashkët dhe llogari të ndara, por sido që të jetë, duhen diskutuar para se të vijë martesa.

Sa borxhe ke?

Dikush mund të ketë marrë kredi për shkollën, dikush një kredi për prindërit. E mira është që para se ta pyesin njëri-tjetrin “A do të martohesh me mua”, të pyesin: “Sa oara borxh ke?”

Sa do kursejmë për pensionin tonë?

Vitet fluturojnë dhe të mos mendosh për të ardhmen është shkatërruese.

A dëshiron fëmijë?

Sot, disa njerëz zgjedhin të mos sjellin në jetë fëmijë, edhe pse mund të qëndrojnë të martuar. Që të mos përballesh me surpriza që nuk të pëlqejnë, duhet ta pyesësh si fillim.

Çfarë do bëjnë nëse nuk do mund të sjellim natyralisht në jetë një fëmijë?

Dikush është pro adoptimit, dikush jo. Dikush është pro teknikave mjekësore të fertilizimit, dikush jo, duhet ta dini paraprakisht mendimin e partnerit.

Si do i ndajmë punët e shtëpisë?

Çfarë konsideron tradhti?

Cilat janë ëndrrat e tua dhe planet e së ardhmes?

Si mendon se do kujdesesh për prindërit e tu kur të kenë nevojë?

Si është shëndeti yt fizik dhe mendor, madje edhe i prindërve apo gjyshërve?

Ku dëshiron të jetosh?

Sa kohë dëshiron të shpenzojmë bashkë pas martese?