12 gjëra të zakonshme që Mbretëresha Elizabeth nuk i ka bërë kurrë

Nuk i ka bërë kurrë, ose mbase i ka bërë por nuk e dimë ne. Ka disa gjëra që për shumicën duken normale, por mbretëreshës së Anglisë nuk i lejohet t`i bëjë.
Nuk lejohet të bëjë foto selfie me fansat, jo vetëm ajo, por gjithë familja mbretërore
Nuk mund të hapë dhurata Krishtlindjesh në Ditën e Krishtlindjeve. Ajo i hap një natë përpara, në kohën e çajit, kur gjithë familja bëhet bashkë.
Nuk ka marrë kurrë patentë. Është e vetmja që e ka këtë të drejtë në Britaninë e Madhe.
Nuk ka dalë kurrë në takime romantike, as me burrin e saj. U dashuruan kur ishte 13 vjeç dhe e mbajtën lidhjen me letra derisa shkoi 20 vjeçe. Po asnjë takim romantik, deri ditën e martesës.
Nuk ka qenë kurrë në shkollë. Ajo dhe motra e saj janë të fundet mbretërore që nuk shkuan kurrë në shkollë. Ajo ka pasur gjithmonë mësues privat.
Nuk ka votuar kurrë. E kanë të drejtën e votës, por as ajo dhe as familjarët nuk shkojnë në votime.
Ajo është e vetmja nga familja mbretërore që udhëton pa pasaportë dhe askush nuk ia kërkon. Duke qenë se çdo pasaportë e shtetasve britanikë, lëshohet nën emrin e saj.
Nuk ka pasur kurrë një punë 9 me 5. Ka qenë princeshë kur babai i saj ishte mbret dhe 25 vjeçe u bë mbretëreshë. Ka ndjekur vetëm detyrat mbretërore.
Nuk i ushqen kurrë qentë e saj vetë, pavarësisht dashurisë që ka për ta.
Nuk e feston ditëlindjen në ditën që realisht e ka.
Nuk ka treguar kurrë afeksion në publik për bashkëshortin.
Nuk ka bërë kurrë një listë pazari. Ka të tjerë që e bëjnë për të.