Ne kemi mësuar se si të përdorim apo si të veprojmë me shumë artikuj bazë përmes familjes dhe miqve, por rrallë pyesim nëse po i bëjmë gjërat siç duhet ose, të paktën, në mënyrë efektive.
Shumica e gjërave më bazike që bëjmë çdo ditë mund të kenë nevojë për shumë më tepër vëmendje, që të bëhen siç duhet.
Lexoni më poshtë, nëse bëni pjesë në grupin e atyre që i bëjnë gjërat gabim apo jo.
1. Për ta bërë robdishanin tuaj më të ngushtë, lidheni litarin përpara dhe jo mbrapa.
2. Kufjet duhet të vendosen me kokë poshtë që të mos bien.
3. Mënyra e duhur dhe më e mirë për të ngrënë një burger është ta ktheni me kokë poshtë.
4. Për të ngjitur më mirë një letër në mur, vendoseni gjerësisht që të mos përkulet.
5. Mënyra e duhur dhe praktike për të vendosur një qese plehrash brenda koshit është ta ktheni atë me kokë poshtë, ta vendosni sipër koshit të plehrave dhe më pas të tërhiqni pjesën e sipërme të qeses për poshtë.
6. Varni detergjentët në një shufër që të krijoni më shumë hapësirë ??në dollap.
7. Prisni djathin ose proshutën në gjysmë që të përshtatet siç duhet me sanduiçin .
8. Duke ngrënë nga poshtë lart, thelbi përzihet me pjesën tjetër të mollës dhe asgjë nuk shkon dëm.
9. Mbështilleni peshqirin rreth belit duke rrotulluar fundet.
10. Vendosni gishtin e madh dhe gishtin e unazës midis sytheve të gërshërëve për t'i dhënë dorës stabilitet dhe forcë shtesë.
11. Duke shtyrë në qendër të enës së ushqimit mund të mbyllni të 4 anët menjëherë.
12. Që letra e pjekjes të përshtatet me tepsinë, lageni më para.