Stil jete

11 rregulla që do të ndryshojnë përgjithmonë jetën tuaj

11 rregulla që do të ndryshojnë përgjithmonë jetën

Ka njerëz në këtë botë që zgjohen çdo ditë në mëngjes dhe nuk e dinë pse. Ata që ngrenë një pyetje të tillë dhe e vënë në veprim, jetojnë jetë të lumtura, të shëndetshme dhe produktive. Kushtoni vëmendje!

1.Jini të paarsyeshëm!

Vetëm për shkak se diçka nuk është bërë më parë, kjo s’do të thotë se nuk duhet ta bëni atë tani. Vetëm për shkak se i kemi bërë gjithmonë gjërat në një lloj mënyre, nuk do të thotë se duhet të vazhdojmë po kështu.

“Njeriu i arsyeshëm e përshtatet veten ndaj botës; i paarsyeshmi vazhdon të këmbëngulë në përpjekjen e tij, për ta përshtatur botën sipas vetes. Prandaj, i gjithë progresi varet nga njeriu i paarsyeshëm” (Xhorxh Bernard Shou).

Prandaj jini të paarsyeshëm. Ndryshimi i statuskuosë varet pikërisht nga kjo.

2.Mendoni për veten tuaj

Çdo herë që pranoni një argument, ideologji apo filozofi, jeni duke ndërtuar zakonin e të rënit dakord.

“Nuk është një shenjë e shëndetit, përshtatja e mirë ndaj një shoqërie thellësisht të sëmurë” (Krishnamurti)

Skepticizmi është një punë shtesë, për shkak se kërkon që ju të mendoni dhe sfidoni.

Vetëkënaqësia është e lehtë, për shkak se nuk duhet shumë energji për t’u sjellë rreth vetes.

A doni të jetoni një jetë ku të jeni trajneri apo lojtari?

Përdorimi i skepticizmit, është një parakusht për një jetë të qëllimeve të vetë-drejtuara.

3.Vini në pikëpyetje veten dhe narrativën tuaj

Vetëm për shkak se e besoni diçka tani, nuk do të thotë se duhet apo do ta besoni gjithmonë atë.

Nëse kjo listë nuk ndryshon në 5 vitet e ardhshme të jetës sime, kjo do të thotë unë se s’kam shënuar asnjë përparim.

Unë nuk kam evoluar.

Nuk i jam përshtatur përshtatjeve në botën time.

Vënia vazhdimisht në pikëpyetje e retorikës dhe besimeve tuaja, është një mënyrë e sigurtë për të ndërtuar besimin tek gjërat që dini, në një kohë që zbuloni kaq shumë gjëra të reja.

4.Mos bëni supozime, testoni idetë dhe ndiqni provat

Çdo herë që hamendësojmë, jemi duke vënë në pikëpyetje të vërtetën.

Nuk është ende një gënjeshtër, por gjërat shkojnë në atë drejtim.

Vetëm ky rregull është themeli i të mësuarit dhe edukimit.

Duke kërkuar të vërtetën, ne jemi të detyruar të marrim në konsideratë të gjitha të vërtetat.

Mendoni se si shumë prej nesh, do ta besonin realitetin dhe pasojat e ndryshimit të klimës, nëse secili prej nesh do ta kishte shpërfillur atë!

Vetëm për shkak se dini diçka, kjo nuk do të thotë se keni të drejtë.

Ju jeni përgjegjës edhe për testimin dhe dëshmimin e të vërtetave tuaja.

5.Ju mund ta keni gabim

Kur komunikoni me të të tjerët, a i dëgjoni ata?

A bëni pyetje me një interes të vërtetë?

Para se të hapni gojën me synimin për të këshilluar, treguar, apo ardhur nga një vend i “dijes së diçkaje”, mos harroni se mund ta keni gabim.

“Kjo është përsosmëria e vërtetë e një njeriu; zbulimi i papërsosmërisë së tij”. (Shën Agustini)

Shoqërisht, pranimi se mund ta keni gabim është një mënyrë efektive për të ulur tensionin ndërmjet ekipeve të punës, për shkak se redukton shpejt rreziqet e perceptuara të situatës.

Pasi të vendoseni në rresht, nuk ka rëndësi se kush ka të drejtë.

Papritmas, më shumë njerëz janë të hapur ndaj mundësinë së të vërtetës aktuale.

Mënyra më e shpejtë për të krijuar një mur mbrojtjës, është duke pohuar tuaj “njohuritë tuaja”, pa dëgjuar apo u lidhur me të tjerët.

“Ju nuk mund t’i mësoni një njeriu çdo gjë. Ju vetëm mund ta ndihmoni ta gjejë atë në veten e tij”. (Galileo Galilei)

6.Mos e merrni asgjë si personale, njerëzit janë në botën e tyre

Secili prej nesh ekziston brenda realiteteve tona të pavarura dhe të veçanta.

Secili nga ne ka përvoja dhe kuptime, të cilat janë zhvilluar për të ndërtuar perspektivën tonë mbi botën.

Kur dikush ju fyen, a është kjo për shkak të asaj që ai thotë?

Apo ndoshta për arsye se ata janë duke kritikuar vazhdimisht veten?

Nëse dikush ju gjykon, a ndodh kjo për shkak se keni të meta?

Apo mund të jetë për shkak se ata në mënyrë të përsëritur e gjykojnë veten e tyre?

Kur ju kujtoni se njerëzit janë duke bashkëvepruar me ju nga bota e tyre e vërtetë, është më e lehtë të jeni të sigurtë në vetevete dhe të falni të tjerët.

Sa më shumë që të reagoni mbi atë që janë duke thënë të tjerët, aq më pak keni të ngjarë të jeni një version autentik i vetvetes.

7.Bëni gjithmonë më të mirën, aty ku jeni, me atë çfarë keni

Ju jeni i vetmi që mund të jeni përgjegjës për këtë.

Çfarë është në kontrollin tuaj?

Çfarë nuk është?

Nuk keni asnjë justifikim për të mos bërë atë që është nën kontrollin tuaj.

Ju përket juve që ta përcaktoni.

Nëse mund ta ushtroni këtë në mënyrë të përditshme, do të zbuloni se gjithnjë e më shumë gjëra në mjedisin tuaj gjenden nën kontrollin tuaj.

“Filloni aty ku jeni. Përdorni atë që keni. Bëni atë që mundeni”. (Artur Ejsh)

Kjo kërkon një veprim të vazhdueshëm çdo ditë. Kërkon durim. Dhe punë.

8.Gjeni kohë për lojëra, pasi rruga është më e rëndësishme se sa destinacioni

Ekziston një fushë e tërë e provave empirike, që mbështet idenë se lojarat forcojnë mendjen, kujtesën, kreativitetin, dhe në përgjithësi humorin. “

“Është shumë rrallë një kohë e keqe për të patur mendësi pozitive”. (Daniel Gureviç)

9.Merrni kohë për t’u ndalur, shfokusuar dhe vëzhguar perspektivën tuaj

Nëse nuk parashikoni një kohë në orarin tuaj për të reflektuar mbi mendimet tuaja, punuar mbi punën tuaj, apo ndërtuar mbi ndërtimin tuaj, nuk jeni duke ecur përpara.

“Në vend se të kërkojmë ta shohim botën përmes fotove të rastit mes hoteleve të huaja, por të njohura, ne synojmë ta përjetojnë atë me një shpejtësi që e lejon të na ndryshojë”. (Tim Ferris)

Koha që duhet për të bërë këtë, investohet në aftësinë tuaj për t’u përmirësuar. Kjo kërkon një farë kohe, por kur të ndodhë, do t’iu japë zgjuarësi.

“Jeta është ndjekja e një konteksti në zgjerim të përjetshëm” (Skot Uds)

10.Kur keni dyshime, besojini zërit tuaj të brendshëm

Nuk ekziston një formulë për çdo gjë.

Ju s’do të jeni në gjendje ta zbuloni atë.

Kur gjithçka të ketë mbaruar, në fundin e jetës tuaj, teksa gjendeni të shtrirë në shtratin tuaj proverbial të vdekjes, nga se do të keni frikë?

Ndjenja më e zakonshme është keqardhja.

Dy keqardhjet kryesore në prag të vdekjes janë:”Të mos jetuarit e jetës që vërtet dëshiroja” dhe “Të punuarit fort”.

Nëse qëllimi është të jemi të lumtur duke shmangur keqardhjen, si do ta ndërtoni jetën tuaj në funksion të këtij qëllimi?

Nëse bëni diçka të cilën e dini se s’duhet ta kishit bërë, do të kritikoni veten më vonë.

Në qoftë se ndiqni zërin tuaj të brendshëm, bëni diçka të vërtetë për veten dhe bindjet tuaja, do të përfundoni duke e patur gabim. . . ok, do vazhdoni të gaboni, por nuk do të zhgenjeheni.

Ju do të ndjeni dhimbjen e të mësuarit, në vend të dhimbjes së keqardhjes, dhe do të vazhdoni të jetoni ditën tjetër.

11.Përgjigjuni gjithmonë me dashuri

Kjo është e panegociueshme.

Ju s’mund të kontrolloni mënyrën se si ndjeheni mbi diçka.

Nëse dikush ju ka gënjyer, jini i lejuar të tërboheni.

Nëse dikush ju ka mashtruar, jini i lejuar të ndjeheni i tradhtuar.

Nëse dikush ju ka fyer, jini i lejuar të ndjeheni të refuzuar.

Ju lejoheni të ndjeheni sido që të ndjeheni.

Kjo është mënyra se si funksionojnë ndjenjat.

Ju nuk lejoheni të lëndoni të tjerët apo veten, për shkak të mënyrës se si ndiheni.

Veprimet ndodhin vetëm pas ndjenjave. Varet nga ju, nëse doni të veproni në gjaknxehtësinë e momentit, apo nëse doni të veproni në një gjendje tjetër mendore.

Sa më shpejt që mundeni të rregulloni reagimin tuaj emocional, dhe të filloni t’i përgjigjeni botës në versionin më të mirë të vetes, aq më shpejt do të filloni të ndiheni më pak të ndërvarur nga të tjerët për vlefshmëri dhe afeksion.

“Me rrezikun e të tingëlluarit si qesharak, më lejoni të them se revolucionari i vërtetë udhëhiqet nga një ndjenjë e madhe dashurie”. (Ernesto Guevara) / www.bota.al