10 prodhimet e HBO-së për t`u fiksuar pas ekranit

Nëse e ke lënë pas dore Netflix-in dhe je hedhur nga HBO më poshtë gjen listën e 10 prodhimeve të reja që do të të fiksojnë, bashkë me Trailer-ët dhe fotot.
Tiger, premierë prej 10 janarit
Është një dokumentar i ndarë në dy pjesë dhe rrëfen jetën e legjendës Tiger Woods.
The Lady and the Dale, premierë prej 31 janarit
Një seri dokumentarësh që ju çojnë në një udhëtim të këqijash që as e dinit se ekzistonin.
Beartown, premierë në 22 shkurt
Bazohet në romanin bestseller të Fredrik Backman me të njëjtin titull. Një ekip i vogël hokej akuzohet për disa sulme seksuale dhe jeta e gjithë qytetit trazohet.
Mare of Easttown, premierë nga 18 prilli
Kate Winslet luan rolin e një detektiveje në një qytet në vogël në Pensilvani, e detyruar të hetpojë një vrasje në një kohë që edhe jeta e saj personale trazohet.
The Nevers, premierë nga prilli i 2021-shit
Sezoni i parë i kësaj drame historiko-shkencore-shkencore përqendrohet në një grup grash që zbulojnë se kanë aftësi unike dhe të mbinatyrshme.
In Treatment, premierë nga maji i 2021-shit
Rikthehet pas një dekade me Uzo Aduba në rolin e terapistes “In Treatment”.
Generation, premierë nga pranvera e 2021-shit
Një grup adoleshentësh që eksplorojnë jetën dhe seksualitetin mes një komuniteti konservator.
Gossip Girl, premierë këtë vit
HBO do të risjellë një version të ri të “Gossip Girl”. Premton të jetë po aq interesant sa varianti origjinal.
The White Lotus, premierë këtë vit
Ende nuk dihet shumë për këtë serial, përveçse që zhvillohet në një vend tropikal.
Scenes From a Marriage, premierë këtë vit
Ky serial është variant i risjellë i serialit suedez të vitit 1973 dhe interpretohet nga Jessica Chastain dhe Oscar Isaac. Marrëdhënia e tyre në çift shqyrtohet gjatë një dekade të tërë.