Stil jete

10 gjërat që ndryshuan tek unë pasi humba njërin prind

10 gjërat që ndryshuan tek unë pasi humba njërin prind

Kur humbet një prind thonë se humbet të shkuarën. Nuk ka asgjë në botë që të përgatit për atë humbje, pavarësisht se sa mirë i njeh ligjet e jetës. Madje humbja e prindërve në moshë të madhe, kur je i rritur tashmë, është më goditëse se në fëmijëri (pavarësisht nevojës që fëmijët kanë për prindërit). Kur humbet prindërit teksa je mbi të 30-tat, humbet njëherë miqtë, pasi në këtë pikë ka arritur marrëdhënien.

Një djalë tregon çfarë ndryshoi tek ai.

Telefoni nuk është kurrë larg meje. Herën e fundit kur humba një telefonatë, humba minutat e fundit me nënën time.

Vetëm kur e mendoja vdekjen e nënës sime, sëmuresha fizikisht pas ikjes së saj. Specifikisht, kisha të vjella.

Më bëri gjithsesi më të fortë si njeri.

Jam i inatosur që djali im nuk arriti t'i shijonte gjyshërit e tij. Do ta adhuronin njëri-tjetrin.

Nuk do ta ndërroja kohën time me ta me asgjë në botë. Megjithatë ndonjëherë mendoj se do të kishte qenë më e lehtë sikur të kishin vdekur kur unë isha shumë i vogël. Kujtimet do të ishin më të pakta.

E kisha dëgjuar, por e besova se në këtë jetë jemi vetëm kalimtarë.

Të jesh pa prindër është si të jesh pjesë e një klubi të ve-sh. Ku ta kthej kartën e këtij anëtarësimi të padëshiruar, ju lutem?

Anëtarët e tjerë të klubit janë me të vërtetë të vetmit njerëz që mund të kuptojnë vërtet si ndihesh e si shndërrohesh pas ikjes së prindit.

Jeta vazhdon, por do të ketë raste edhe vite më vonë kur të duket sikur kanë ikur dje.

Kur sheh miqtë apo edhe të huaj, njerëz që nuk i njeh, me mamin ose babin e tyre, ndonjëherë ndihesh xheloz. Ngjarjet më të mëdha të jetës, nuk do të kenë më kurrë të njëjtën vlerë.