SPORT

Zvicra mund bindshëm Turqinë, por kualifikimi është për Uellsin

Zvicra mund bindshëm Turqinë, por kualifikimi është për

Zvicra ka mundur me rezultatin 3-1 Turqinë në përballjen e raundit të fundit për grupin A, dy gola prej të cilave u shënuan nga lojtari me origjinë shqiptare, Xherdan Shaqiri.

Por, ky rezultat nuk ka mjaftuar për të siguruar kualifikimin, pasi Uellsi ndonëse u mund nga Italia me rezultatin 1-0 (Pessina, ’39), dhe të dy ekipet kanë pikë të barabarta, britanikët janë kualifikuar për në raundin tjetër për shkak të golavarazhit më të mirë.

Humbja 3-0 përkundrejt kombëtares italiane i ka kushtuar shumë shtrenjtë helvetëve që e gjejnë veten në pritje për të parë nëse do të jenë një ndër katër ekipet e treta më të mira të kompeticionit që do të kalojnë në raundin tjetër.

Zvicra mund bindshëm Turqinë, por kualifikimi është për

Ndërkohë, Italia ka mbyllur grupet me pikë të plota dhe madje pa pësuar asnjë gol, duke u shndërruar nga një ekip jashtë qendrës së vëmendjes në favoritin për fitoren e EURO 2020.

Nga ana tjetër, Turqia e ka mbyllur me zhgënjim të madh kompeticionin duke mos arritur të marrë as një pikë dhe vetëm me një gol të shënuar.

Tiranapost.al