Ylli i futbollit brazilian Neymar gjobitet me 3.5 milionë dollarë për shkelje gjatë ndërtimit të rezidencës së tij

E Martë 4 Korrik 2023, 22:27
TiranaPost
Autoritetet braziliane thanë të hënën se ylli i futbollit Neymar u gjobit me 3.5 milionë dollarë për shkeljen e rregullave mjedisore gjatë ndërtimit të rezidencës së tij bregdetare në Brazilin juglindor.
Projekti luksoz shkeli rregullat në lidhje me përdorimin dhe lëvizjen e burimeve të ujërave të ëmbla, shkëmbinjve dhe rërës.
Rezidenca e tij ndodhet në qytetin Mangaratiba në bregun jugor të shtetit të Rio de Zhaneiro të Brazilit.
Përveç gjobës, çështja do të hetohet edhe nga Prokuroria e Përgjithshme Vendore, Policia Civile e Shtetit dhe zyra e mbrojtjes së mjedisit.