SPORT

Virusi futet në Euro 2020: The Man of Match del pozitiv, por ja pamjet kur përqafohet me të gjithë

Virusi futet në Euro 2020: The Man of Match del pozitiv, por ja pamjet kur

Kampionati i futbollit Euro2020 u trondit sot nga lajmi se mesfushori i Skocisë Billy Gimour rezultoi pozitiv me Covid, tre ditë pasi u përball me ekipin e Anglisë.

Futbollisti 20-vjeçar i Chelsea tani do të detyrohet të vetëizolohet për dhjetë ditë. Ajo që ka ngjallur shqetësim është takimi i tij dhe përqafimi me lojtarët e ekipit, mes dyshimeve që mund t’u ketë transmetuar koronavirusin, por edhe skuadrës kundërshtare.

Virusi futet në Euro 2020: The Man of Match del pozitiv, por ja pamjet kur

Virusi futet në Euro 2020: The Man of Match del pozitiv, por ja pamjet kur

Deri më tani nuk thuhet se ka të tjerë të prekur, dhe me gjasë ata do të luajnë në ndeshjen me Kroacinë nga grupi D në Hampden Park në Glasgow, që luhet nesër në orën 20:00.

Shoqatat e futbollit Skocez dhe Anglez qëndruan në bisedime me Shëndetin Publik Britanik këtë mëngjes në lidhje me kontaktet e ngushta të Gilmour.

Virusi futet në Euro 2020: The Man of Match del pozitiv, por ja pamjet kur

Qëkur skuadra nisi kompeticionin këtë muaj për kampionatin, Gilmour i quajtur edhe si The Man of the Match, pas performancës së mirë kundër Anglisë, është i dyti që infektohet nga kampi Skotish!

*Tiranapost.al.