Video/Tym dhe kaos në derbin Partizani-Tirana në “Air Albania”

E Hënë 6 Mars 2023, 20:51
TiranaPost
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës ka shkaktuar kaos mbrëmjen e sotme në “Air Albania”.
Tifozët e Tiranës kanë hedhur në fushë flakadanë duke bërë që ndeshja të ndërpritet afro 20 minuta në fillim të pjesës së dytë.
Kjo pas pretendimit të një penalltie që nuk u dha nga arbitri në favor të skuadrës së Tiranës.
Hedhja e fishekzjarreve shkaktoi probleme që në fillim të pjesës së parë. Si portieri i Partizanit, Rexhepi, ashtu edhe ai i Tiranës, Bekaj, janë goditur me kapsolla nga tifozeritë e Tirona Fanatics dhe Ultras Guerrils.
Arbitri Juxhin Xhaja ka ndërprerë sfiden dhe ka kërkuar që kapitenët e dy skuadrave të shkojnë të flasin me tifozeritë përkatëse. Ndeshja përfundoi me rezultatin 2-0.