SPORT

Tirana në festë, merr zyrtarisht trofeun e 26 në histori

Tirana në festë, merr zyrtarisht trofeun e 26 në histori

Me titullin e fituar tre javë më parë, futbollistët bardheblu ngritën lart zyrtarisht trofeun e 26 në histori, në një pasdite festive në “Selman Stërmasi”.

Trofeu shkoi në duart e kapitenit Erion Hoxhallari, pas ceremonisë që u organizua për t’i dhënë medaljet e fituesit të gjithë protagonistëve të këtij sezoni.

Tifozët iu bashkuan menjëherë ekipit për festën bardheblu, duke pushtuar fushën e stadiumit “Selman Stërmasi”.

Tirana ka kurorëzuar kështu një sezon të shkëlqyer në kampionatin shqiptar.