SPORT

VIDEO/ Nuk duan t’ia dinë për COVID! Tifozët e Rangers festojnë fitoren e kampionatit në rrugët e Glasgow

VIDEO/ Nuk duan t’ia dinë për COVID! Tifozët e Rangers

Rrugëtimi drejt kampionatit të 55 ishte një odise e pabesueshme për Rangers-at e Skocisë. Falimentimi i dërgoi në kategorinë e katërt skoceze dhe ngjitja e vështirë kulminoi ditën e sotme me shpalljen matematikisht kampion. Rivalët e të njëjtit qytet Celtic barazuan me Dundee United duke bërë që Skocia të ngjyroset sërish me kolorët blu rojaliste të Rangers.

Dhe pas kaq shumë vitesh pritje tifozët e Rangers nuk kanë dashur t’ia dinë për masat anti-COVID, teksa kanë pushtuar rrugët në celebrim të triumfit historik të klubit të tyre. Festa ka qenë e shfrenuar dhe më e veçantë pasi Rangers nuk lejoi që Celtic të fitonte 10 kampionate rresht, çka do të thyente vetë rekordin e tyre të mëparshëm.

tiranapost.al