Video/Humb jetën në pistën e garave piloti 18 vjeçar holandez

Piloti 18 vjeçar holandez Dilano van't Hoff humbi jetën sot pas një aksidenti të ndodhur në xhiron e fundit të garës Spa-Francorchamps, e vlefshme për fazën e katërt të kampionatit evropian rajonal të Formula 3 që u zhvillua në Belgjikë.
Van 't Hoff u përplas me nga makinë nën shiun që po binte në pistën belge. Pasi u ndal në mes të pistës, u godit sërish nga një makinë që i afrohej pas shpine me shpejtësi.
18-vjeçari u nxor nga makina pa ndjenja dhe u transportua menjëherë me urgjencë në spital, por mjekët nuk mundën ta mbanin në jetë pas plagëve të rënda të shkaktuara nga aksidenti në pistë.
“Jemi të shkatërruar nga humbja e një prej talenteve tanë, i cili solli kaq shumë energji në ekipin tonë gjatë viteve që garoi me ne. Dilano ka qenë pjesë e familjes sonë të garave që nga debutimi i tij në vitin 2021. Ngushëllimet tona të sinqerta për familjen e Dilanos dhe të dashurve të tij. Kemi humbur jo vetëm një pilot, por edhe një mik”, tha ekipi i tij MP Motorsport.