SPORT

Veshi bluzën me simbolin rus 'Z' përballë rivalit ukrainas, gjimnasti pezullohet një vit nga Federata

Veshi bluzën me simbolin rus 'Z' përballë rivalit

Një gjimnast rus doli në podium me një bluzë mbi të cilën ishte stamptuar shkronja Z. Rivali përballë tij ishte konkurenti ukrainas. Federata Ndërkombëtare e Gjimnastikës e konsideroi këtë paraqitje si një provokim dhe mbështetje e hapur ndaj luftës së Putin në Ukrainë.

Veshi bluzën me simbolin rus 'Z' përballë rivalit

Kështu Ivan Kuliak, 20 vjeç me medalje bronzi në Kupës e Botës për Gjimnastikën në Katar, është pezulluar një vit nga Federata Ndërkombëtare. Ai gjithashtu duhet të kthejë kupën e marrë dhe paratë gjithashtu, duke iu hequr kështu edhe çmimi.

Pezullimi i tij nga garat do të zgjasë deri në maj të 2023-shit.

Veshi bluzën me simbolin rus 'Z' përballë rivalit

Shkronja Z është e shkruar në çdo tank apo pajisje ruse që po sulmon Ukrainën. Rusia ka arritur deri aty sa e ka stampuar shkronjën Z, së fundmi edhe në lodrat e fëmijëve.