SPORT

Veliaj takim me arbitrin e CAS Efraim Barak: Bashkojmë forcat për të pastruar llumin që ka zaptuar futbollin shqiptar prej 20 vitesh

Veliaj takim me arbitrin e CAS Efraim Barak: Bashkojmë forcat për

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj priti sot në zyrën e tij kryeavokatin ndërkombëtar të drejtësisë sportive, Efraim Barak, me të cilin ka biseduar për pastrimin e futbollit shqiptar.

Veliaj takim me arbitrin e CAS Efraim Barak: Bashkojmë forcat për

"Ishte kënaqësi takimi me kryeavokatin e madh ndërkombëtar të drejtësisë sportive Efraim Barak. Si arbitër i CAS dhe nënkryetar i Komitetit Ligjor në UEFA, ai do të na ndihmojë të pastrojmë Futbollin Shqiptar!

Si bashkëpronarë të FK Tiranës, Bashkia do bashkojë forcat me të gjithë aktorët që duan të pastrojnë llumin që prej 20 vitesh ka zaptuar futbollin shqiptar! FORCA!", shkruan Veliaj në rrjetet sociale.