SPORT

Vajzat e Vllaznisë për herë të parë në Ligën e Kampioneve

Vajzat e Vllaznisë për herë të parë në Ligën

Për herë të parë në futbollin e vajzave një ekip shqiptar do të marrë pjesë në një kampionat europian. Vajzat e Vllaznisë janë kualifikuar për në Ligën e Kampioneve, pas fitores më të fundit në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me ukrainaset e Vorskla Kharkiv.

Kryetarja e Komisionit të Futbollit të Vajzave në Shqipëri, Anila Basha ka uruar ekipin e Vllaznisë për këtë kualifikim duke i uruar suksese në garën europiane.

Vajzat e Vllaznisë për herë të parë në Ligën

Mesazhi i plotë në Facebook:

Kjo lojë po bëhet shumë e fortë. Atë që s’e bënë dot djemtë, vajzat e arritën më së miri. Tani, vajzat e Vllaznisë në Europë, janë një realitet që do ta shijojmë të gjithë. Më së pari vetë futbollistet tona të talentuara, qyteti i Shkodrës që ato përfaqësojnë me zemër dhe gjithë Shqipëria.

Vajzat e Vllaznisë mundën sot në “Loro Boriçi” ukrainaset e Vorskla Kharkiv me rezultatin 2 - 1 dhe ky rezultat i çon për herë të parë në grupet e Ligës së Kampioneve.

Në emrin tim personal, si kryetare e komisionit të Futbollit të Vajzave në Shqipëri, shpreh mirënjohjen për punën e palodhur të vetë vajzave futbolliste dhe stafit që i trajnon me përkushtim ditë pas dite.

Shpresoj dhe besoj për një përfaqësim sa më dinjitoz në kompeticionin europian, për të ngritur lart emrin e Vllaznisë, Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë. Ndihma e pakursyer e Federatës Shqiptare të Futbollit nuk do të mungojë.