SPORT

Tre ditë zie për legjendën e futbollit Pele

Tre ditë zie për legjendën e futbollit Pele

U nda nga jeta dje lojtari legjendë i futbollit, Pele.

Presidenti brazilian shpalli tre ditë zie kombëtare.

Ish-klubi i Pele publikoi detajet e funeralit të tij.

Të hënën në mëngjes trupi i Pele do të zhvendoset nga spitali për në stadiumin Estadio Urbano Caldeira, ku do të bëhen homazhet.

Të martën, do të ketë një shëtitje të fundit nëpër rrugët e Santos në Sao Paulo dhe më pas do varroset nga familjarët, në një ceremoni private.

Pele qëndroi në spital prej nëntorit të këtij viti.

Ai vuante nga problemet e veshkave dhe prostatës. Në shtator iu nënshtrua një operacioni për të hequr një tumor nga zorra e trashë, pasi u diagnostikua me tumor në testet rutinë.