Trajnerja shpëton për mrekulli nga mbytja notaren gjatë kampionatit botëror në Budapest


Andrea Fuentes, trajnerja e ekipit të notit të sinkronizuar të SHBA-ve ka shpëtuar mrekullisht një prej notareve gjatë Kampionatit Botëror të Notit në Budapest.
Anita Alvarez nuk po merrte dot frymë pas performancës së saj dhe u fundos në fund të pishinës.
Fuentes i ka ardhur menjëherë në ndihmë përmes një gjesti prej heroi, duke u hedhur në ujë dhe duke e shpëtuar notaren.
“Ne ishim shumë të frikësuar. Më duhej të kërceja sepse shpëtimtarët nuk po e bënin këtë”, tha e reja për gazetën spanjolle Marca.
“Unë mund të shihja se ajo nuk po merrte frymë, por tani ajo është mirë”, shtoi ajo.
Kjo ishte hera e dytë që Fuentes shpëton në të njëjtën menyrë notaren Alvarez.
Ajo u hodh në pishinë edhe gjatë një gare kualifikuese olimpike vitin e kaluar dhe e tërhoqi së bashku me partneren e saj, Lindi Schroeder.