SPORT

Thirrje raciste në ndeshjen me Anglinë, FIFA ndëshkon Hungarinë në ndeshjen me Shqipërinë

Thirrje raciste në ndeshjen me Anglinë, FIFA ndëshkon

FIFA ka dënuar ekipin e Hungarisë pas thirrjeve raciste nga tifozët në ndeshjen me Anglinë, të vlefshme për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”.

Hungaria do të luajë pa tifozë në dy ndeshjet e ardhshme gjithashtu iu është vendosur një gjobë prej 200 mijë frangash zvicerane. Ky është një lajm i mirë për shqiptarët pasi ndeshja e radhës është me kuqezinjtë.

Vendimi u mor pasi mbështetësit hungarez ofenduan Sterling dhe Bellingham duke i quajtur majmunë gjatë fitores 4-0 të Anglisë në 2 shtator.

Ndeshja me Shqipërinë do të luhet më 9 tetor në Budapest.

Kujtojmë se Shqipëria është pjesë e grupit të I të kualifikueseve të botërorit që udhëhiqet nga Anglia me 16 pikë, e ndjekur nga Shqipëria me 12 pikë. Polonia renditet në vendin e tretë me 11 pikë, ndjekur nga Hungaria me 10 pikë.

Tiranapost.al