SPORT

Synon postin e presidentit të FSHF-së, Dritan Shakohoxha bashkohet me tifozët kuqezi

Synon postin e presidentit të FSHF-së, Dritan Shakohoxha bashkohet me

Dritan Shakohoxha pritet të kandidojë për president të Federatës Shqiptare të Futbollit. Gazetari i njohur sportiv, i larguar prej disa muajsh nga bota e komentit, dëshiron të kontribuojë sërish, por këtë herë në një mënyrë tjetër.

Në muajin shkurt priten të mbahen zgjedhjet për kreun e FSHF-së, ku një nga kandidatët do të jetë pikërisht Shakohoxha, sipas newsport.

Së fundmi ai është shfaqur mes tifozëve kuqezi në ndeshjen Shqipëri – Poloni, përfunduar me rezultatin 0-1. Siç duket Shako ka edhe mbështetjen e tyre për këtë nismë të re që do të marrë vitin e ardhshëm.

Prej vitesh ka kontribuar në futboll si komentator, duke u bërë një nga zërat më të preferuar të sportdashësve. Por, si çdo fillim e ka një fund dhe kësisoj gazetari i njohur zgjodhi të largohej për të rivalizuar Armand Dukën për kreun e Federatës.