Sylvinho: Po jetojmë një ëndërr dhe ylli i vërtetë është skuadra
E Martë 21 Nëntor 2023, 08:32
TiranaPost
Pas ndeshjes së djeshme me rezultatin barazim me Ishujt Faroe që e la Shqipërinë në vendin e parë të grupit, trajneri Sylvinho për mediat tha:
“Kemi një skuadër që rritet, që nuk pëson humbje, që merr pikë në 6 ndeshjet e fundit. Jemi të parët në Grup, kualifikohemi në Euro2024, dhe kjo duhet të na gëzojë të gjithëve. Është meritë e lojtarëve. Ylli i vërtetë është skuadra, ajo e ka bërë të mundur këtë arritje deri më tani”, tha trajneri brazilian.
Ai shtoi se shpreson që skuadra të ketë fat edhe në shortin e përzgjedhjes për ndeshjet e grupeve në Euro 2024.