SPORT

Superliga e Europës merr fund pa u krijuar ende

Superliga e Europës merr fund pa u krijuar ende

Superliga e Europës mori fund brenda 48 orëve. Projekti i njoftuar nga Florentino Perez dhe Andrea Agnelli u shkri pasi krijoi polemika në të gjithë botën. Projektin e braktisën fillimisht ekipet angleze kur lajmëruan:

“Jemi të detyruar të punojmë për të riformuar projektin. Sidoqoftë, qëllimi është të riformulojmë formatin: Ne po propozojmë një kampionat të ri Europian sepse sistemi aktual nuk funksionon”.

Komunikata e plotë e Superligës:

“Superliga Europës është e bindur që “status quo”-ja aktuale e futbollit Evropian duhet të ndryshojë. Ne propozojmë një garë të re europiane, sepse sistemi ekzistues nuk funksionon. Propozimi ynë synon t’i japë mundësi sportit që të evoluojë, duke gjeneruar burime të ardhurash dhe stabilitet për të gjithë piramidën e futbollit, gjithashtu duke ndihmuar në kapërcimin e vështirësive financiare me të cilat përballet i gjithë komuniteti i futbollit si rezultat i pandemisë.

Ajo gjithashtu do të siguronte pagesa të përmirësuara të solidaritetit për të gjithë aktorët e futbollit. Pavarësisht largimit të njoftuar të klubeve angleze, të detyruara të marrin vendime të tilla për shkak të presionit të ushtruar mbi to, ne jemi të bindur se propozimi ynë është plotësisht në përputhje me ligjin dhe rregulloret evropiane siç demonstrohet sot nga një vendim gjykate për të mbrojtur Superligën nga palët e treta. Duke pasur parasysh rrethanat aktuale, ne do të rishikojmë hapat më të përshtatshëm për të rimodeluar projektin, gjithmonë duke pasur parasysh qëllimet tona për t’u ofruar tifozëve përvojën më të mirë të mundshme, duke përmirësuar pagesat e solidaritetit për të gjithë komunitetin e futbollit.”